• |
ide | kryesore

Dash Shehi: Do i jap dorën Ramës po mbylli bastet, por kam hall se…

Lajme, Të fundit



Deputeti i LZHK-së Dashamir Shehi përshëndet vendimin e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Shehi tha se nëse kjo gjë do të realizohet, ai do të jetë i pari që do ta falënderojë kryeministrin.

“Përtej rastit që është i vonuar, më mirë vonë se kurrë, unë për vete e aprovoj me të dyja duart. Por, rri me shpresën që këto që po thotë të jenë të sinqerta, nuk janë pjesë e ndonjë skeme që ai mendon vazhdimisht.

Shpresoj që atë që tha se nuk do të ketë as monopol online, do të mbyllen dhe këto. Nëse mbyllen ato që janë në rrugë dhe bëjmë shumë mirë për këtë, e përshëndes për këtë punë dhe paratë e këtyre luhen në kompjuter është po e njëjta gjë, madje është pak me keq se mirë keq ai sektor kishte krijuar nja 10 mijë vende pune që është vështirë të rikuperohen.

Diçka paguhesh edhe me korrupsionin e madh në buxhet të shtetit. Nëse do ta transferojnë në ndonjë linjë online ku paratë i marrin të huaj dhe 2-3 në Shqipëri kjo do të jetë shumë e turpshme. Por, unë shpresoj që përtej zullumeve që ka bërë që ky ti mbylli. Ditën që t’i mbyllë unë do ti them i pari faleminderit”, – tha Dashamir Shehi.



7 Comments

  1. Burri ngel burr,do ta mbash fjalen dash tironsi jo si keta skifterat e saliut.sapo grida Duma e hodhi poshte saliun si lider te PD tani live ne tv

  2. Nuk po shoh në fjalët e Dash Shehit se ai na qenka “mrekulluar” nga vendimi i Ramës për ndalimin e basteve e do të shkojë ta përqafojë e ti japë dorën atij.
    Ai thjeshtë ka shprehur po ato dyshime që ka pjesa më e madhe e shqiptarëve për veprimet e Ramës.
    Këtij njeriu nuk mund ti besohet.
    Kjo është përmbajtja e atyre që ka thënë Dashi e jo se qenka mallëngjyer nga drejtësia e Ramës.

  3. Ketyre te -ridhjerjes-u duket sikur e antaresuan dhe kete Shehin ne pertine socihaleiste me ate fjale qe tha .

  4. Ketyre te -ridhjerjes-u duket sikur e antaresuan dhe kete Shehin ne partine socihaleiste me ate fjale qe tha .

  5. Do ta përshendesnim të gjithë ,po ai i gjati e ka si puna e nastradinit që vajti për të vjedhur .Dikush kaloi aty dhe e pyet? Ca po bën nastradin efendi? Po i bie qemanes i tha nastradini .Po avazin (muzikën) ku e ke? Avazin ja dëgjon neser, i tha nastradini .Të nesërmen u muarr vesh se dyqani ishte vjedhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *