• |
ide | kryesore

Mbërrin për herë të dytë në Kuvend dekreti i presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar

Lajme, Të fundit



Mbërrin për herë të dytë në Kuvend dekreti i presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Në nisje të seancës plenare, kryeparlamentari Ruci njoftoi  se në Kuvend është depozituar dekreti i Presidentit per ligjin e teatrit.

Me dekret të datës 11 tetor Kreu i Shtetit ktheu për rishqyrtim në ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, i cili pësoi ndryshime duke përfshirë hapjen e një gare. Presidenti thekson se Kuvendi është përpjekur ti japë zgjidhje shkeljeve të konstatuara në dekretin e parë, por ende në ligjin i ri ka të njëjtat të problematika.

Në ligj është parashikuar që për zhvillimin e zonës pas Teatrit, kompanitë konkurruese duhet “të kenë nënshkruar marrëveshje me pronarët privatë që posedojnë pasuritë në zonën e zhvillimit të projektit”. Në dekret Meta shprehet se një parashikim i tillë ligjor cenon drejtpërdrejt konkurrencën e lirë, trajtimin e barabartë dhe nuk garanton që procesi do të jetë objektiv dhe i ndershëm, por një proces selektiv konkurrimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *