• |
ide | kryesore

Flet avokati i Stresit: Ai ishte lakuriq, çfarë arme kishte?

Lajme, Të fundit



Arkimed Lushaj duket se nuk do t’i pranojë akuzat që i bëhen nga policia si pjestar të një grupi që vinte gjoba dhe shpërndante drogë në zonën e ish bllokut. Avokati i Stresit i tha gazetarëve se nuk ka asnjë akuzë për grup të strukturuar kriminal, siç njoftoi policia, përndryshe tha ai, masa e arrestit të Arkimed Lushajt do të ishte në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Gjithsesi nga sa tha avokati, Stresi nuk pranon se arma që u gjet në dhomën e hotelit, ku ai u arrestua. “Arma u gjet e mbështjellë me një peshqir në dollapin e dhomës së hotelit. Ju e keni parë në pamjet e policisë të gjithë klientin tim që ka qenë gjysëm nudo. Si e kishte ai armën? Ai ishte lakuriq. Nga ta dimë se armën nuk e kishte pronari i hotelit” u shpreh avokati para gazetarëve.



7 Comments

  1. o Avokat bole! Ne arme shikohet cfare gjurmesh gishti ka! pastaj o kale karroce urdher arresti ishte prere jo per armen qe u gjet ne flagrance por per ato pislleqet qe kishte bere me para dhe gjate arrestimit ju gjeten edhe ato gjerat qe ti thua qe sjane te tijat.

    1. te hyft bpalla. ketej beni moral per qeverin e lidhur me krimin pastaj nga ana tjeter amnistoni halabak si ky meqe ka babin me pd. ik ore vk.

  2. sa kar ky avokati. keta jan kontradiktor. sot ne megjes mami stresit tha qe armen e kishte te nje shoku, ky avokati na thot qe e paska ven dikush aty me ja fut stresit. hajde bole hajde. mbani nje linj te pakten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *