• |
ide | kryesore

Serbët kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës, përgatisin ankesë në Gjykatën Kushtetuese

Lajme, Të fundit



Parlamenti i Kosovës votoi një ditë më parë ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës. Sot partia Lista Serbe, ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën për këto ligje të miratuara në parim.

 “Ne si Lista Serbe do të paraqesim ankesë në Gjykatën Kushtetuese, por nga përvoja e kaluar asgjë nuk do të ndryshojë”, deklaroi Igor Simiç, deputet i Listës Serbe.

Ai ka thënë se institucionet kosovare veprojnë gjithmonë njësoj kur marrin ndonjë kërkesë ose ankesë nga Lista Serbe ose serbët që sipas tyre e refuzojnë pa arsye dhe sqarim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *