• |
ide | kryesore

Dorëhiqet Plori – Kastrioti humbet penalltinë dhe godet shtyllën, para se të përmbysej nga Kukësi

Sport



I mbyturi ndonjëherë të mbyt, për pak e provoi Kukësi edhe pse në fund përmbysja lejoi që verilindorët të mbeten në shinat e kreut, ndërsa paniku të mbizotërojë në Krujë, të fundit, tani edhe pa trajner, pas dorëheqjes së Elvis Plorit. Një skuadër që nuk shënon është vështirë të fitojë dhe 4 golat në 8 javët e para të kampionatit ishin problem i krutanëve, që këtë herë u duk se e zgjidhën me Roger.

Avantazhi i Kastriotit është nga ato befasi që zgjojnë kundërshtarin, kur kupton se diferencat mes një ndeshje nuk janë pikët që i ndajnë në klasifikim, por vetëm ato 3 që fitohen në fushë. Kastrioti mund ta kishte bërë ndeshjen të tijën, mund ta kishte bërë në më shumë se një moment, por i mungoi eksperienca. Okebugu nuk arriti ta cojë skuadrën me dy gola diferencë në dhomat e zhveshjes, për fajin e Frashërit. Por nëse faji në këtë rast është në aspektin pozitiv, në të 53 portieri komplikon gjërat, duke shkaktuar një 11 metërsh femijënor, me ndërhyrjen ndaj Bardhit. Portieri në fakt korigjoi gjithcka vetë, duke neutralizuar goditjen nga pika e bardhë të Roxher, që këtë herë mendoi pak më shumë që po i shënonte dopietën skuadrës në pronësi.

Dzaria që ishte lëvizja e parë për pjesën e dytë e Cungut ndryshoi krejt ritmin e Kukësit dhe bëri të funksionojë rregulli i pashkruar i futbollit. Nëse nuk shënon pëson dhe Shameti thjesht nuk e gaboi në mundësinë që iu dha, duke nisur përmbysjen e Kukësit, që në këtë rast ishte e parashikueshme. Krutanët përvecse ishin pa fat, edhe me një shtyllë të goditur në minutën e 75, shpenzuan shumë raste, që një skuadër që mbyll klasifikimin nuk mund tia lejojë vetes, sepse në krahun tjetër kishte shumë kualitet dhe William Cordeiro e vërtetoi me golin e minutës së 82, duke e ngjitur Kukësin në vendin e tretë me 16 pikë, duke u vënë kështu në ndjekje të kreut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *