• |
ide | kryesore

Arrestohen 9 shoferë të dehur gjatë natës vetëm në Tiranë

Lajme, Të fundit



Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar gjatë fundjavës kontrollet me drager e radar në rrugët interurbane dhe urbane. Dhe pavarësisht shtimit të punonjësve të Policisë, kontrolleve të pandërprera përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë.

Për këtë 9 persona janë vënë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të papajisur me leje drejtimi.

Po gjatë fundjavës deri në këto momente janë pezulluar 69 leje drejtimi, nga të cilat 39 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur si dhe 30 te tjera per shpejtesi mbi normat e lejuara. Jane konstatuar dhe ndeshkuar 6 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara. Jane konstatuar dhe ndeshkuar 7 mjete per xhama te erresuar; Jane konstatuar dhe ndaluar administrativisht 11 mjete per detyrime administrative te pashlyera si dhe jane vendosur 121 masa administrative per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/338527033618082/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *