• |
ide | kryesore

Arrestohet për korrupsion ish-deputeti i PS-së

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër-arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko

Ish-deputeti socialist dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në 3 shtator të këtij viti, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e shkarkoi Çukon nga detyra me motivacionin: “për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.

Në vend të ish-deputetit të PS-së që qëndroi në detyrë rreth një vit, është emëruar ish-deputeti, ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa.

Ky është zyrtari i dytë i Drejtorisë së Burgjeve që akuzohet për korrupsion në kaq pak kohë. Një proces i gjatë u zhvillua ndaj ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto i cili u arrestua në maj të këtij viti.

Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg, por Apeli e shpalli të pafajshëm. Zoto u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit, akuzë kjo që u ngrit pas dëshmisë së ish-vartësit të tij, Iljaz Labi, i cili ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. po ket karqukun deri dje ps me spiropidhin e shfaqte kudo ne tv,per rastin xhisiela e rraja.qfare rrac muti keta te ridhjerjes se stalinit rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *