• |
ide | kryesore

FNSH rrethon Sarandën, lokalizohet vendndodhja e Kelment Balilit

Lajme, Të fundit



Duket se i gjithë vendi është përfshirë nga një aksion i policisë së shtetit. Pas arrestimit të dy ish-deputetëve Arben Çuko dhe Arben Ndoka, goditjes së një rrjeti të trafikut të drogës në Durrës dhe Shijak, kontrolleve në shtëpinë e Lulzim Berishës në Durrës, FNSH ka rrethuar mbrëmjen e së dielës edhe Sarandën.

Lapsi.al mëson se në një zonë mes Sarandës dhe Delvinës është lokalizuar vendndodhja e Klemend Balilit, i njohur si “Eskobari i Ballkanit”. Të gjitha operacionet për kapjen e tij në të kaluarën kanë dështuar. Një operacion për kapjen e Klemend Balilit ka pasur edhe në Shkodër natën e së mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes. Rreth 30 trupa nga më të përzgjedhurit të mbështetur nga policia e Shkodrës, kontrolluan disa lokale në qendër dhe një hotel luksoz, por për fat të keq nuk pati asnjë rezultat.

Për njeriun e cilësuar si Eskobari i Ballkanit është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se ku ai ndodhet. 43-vjeçari prej më shumë se 2 vitesh vijon arratinë, ndërkohë që mbetet një nga personat më të kërkuar në vend. Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *