• |
ide | kryesore

(VIDEO) Arrestohet i kërkuari për trafik droge në Vlorë

Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar i kërkuar për trafik droge është arrestuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” në Vlorë.

Në pranga u vu Gazmir Mehmetaj, lindur në Treblovë dhe banues në Vlorë.

Ai u arrestua në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.

‘Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë nr.270, datë 29.05.2017, e cila këtij shtetasi i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2, 22 të Kodit Penal.’ – njofton policia.

Ngjarja i referohet një procedimi penal në vitin 2013, ku bëhet fjalë për konstatimin e një sasie lënde narkotike në “Luginën e Vilunit” Shkodër.



2 Comments

  1. Vazhdueshmeria e seriozitetit te aksioneve te “Forces se Ligjit” . Policia ben pune te sakte dhe te paster

  2. “Forca e ligjit” po tregon me te vertete forcen e policise dhe vendosmerine e MB per te luftuar krimin dhe kriminalitetin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *