• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë kundër Policisë, lokalizohet nga RENEA ekstremisti grek

Lajme, Të fundit



Prej mesditës Policia lokale dhe RENEA ja ë në kërkim të 35-vjeçarit Kostandin Kafica, i cili qëlloi mbi patrullën e uniformave blu.

Mësohet se pas shumë orësh kërkimesh, RENEA ka rënë në gjurmët e Kaficës dhe e kanë lokalizuar.
RENEA mbërrin në Gjirokastër, aksion për kapjen e 35-vjeçari që qëlloi me amrë kundër patrullës

Një 35-vjeçar nga Gjirokastra është shpallur në kërkim, pasi ka qëlluar me armë në drejtim të makinës së Policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 35-vjeçari është Kostandin Kafiça dhe i janë vënë në ndjekje për ta arrestuar.

Policia shton se ngjarja ka ndodhur “rreth orës 10:00 në krye të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa, rreth 35 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë”.

Ndëkohë mësohet se në Bularat kanë mbërritur forcat RENEA me helikopter.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *