• |
ide | kryesore

Radikali grek rrethohet nga RENEA, qëllon sërish mbi forcat speciale

Lajme, Të fundit



Kostandinos Kafiças është rrethuar nga forcat speciale pranë një depoje uji në rrethinat e fshatit Bularat. 35 vjeçari që gjatë ditës qëlloi me armë mbi policinë mësohet se nuk është arratisur drejt Greqisë siç është spekulluar deri tani, por është rrethuar nga RENEA.

Pavarësisht se është i vetëm, ekstremisti grek ka hapur zjarr për herë të dytë drejt forcave speciale. Kafiças është një minoritar grek nga fshati Bularat me prirje radikale, të paktën nga sa duket nga profili i tij në Facebook, ku i bënte thirrje minoritarëve të ngrinin krye për të ashtuquajturin “Epiri i Veriut”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *