• |
ide | kryesore

5 gjëra që nuk i dinit për Justin Timberlake

Arkiva, Paparazzi, Slider



Përmes librit “Hindsight & All the Things I Can’t See in Front of Me”, Justin Timberlake rrëfen të gjithë jetën e tij. Brenda biografisë, 37-vjeçari fitues i “Grammy” flet për pasojat e lidhjes së tij të dashurisë me Britney Spears, sesi njohu bashkëshorten e tij Jessica Biel si dhe për vogëlushin e familjes, Silas. Timberlake dhe Biel, të cilët festuan përvjetorin e gjashtë të martesës disa javë më parë, kanë zgjedhur të përjetojnë historinë e dashurisë larg vëmendjes së medias duke i mbajtur të gjitha detajet për veten. Por jo më, sepse falë librit u mësua çdo sekret! Justin Timberlake shkroi këngën “Cry Me a River” në vetëm dy orë. Mendohet se kjo këngë i dedikohet ish-partneres së tij Britney Spears: “Nuk e kisha aspak në plan të shkruaja. Por ndjenjat që po përjetoja në ato momente doja t’i transmetoja tek njerëzit në një mënyrë që ata t’i kuptonin dhe të gjenin veten.” Ai takoi Biel në një festë surprizë:“Ne u takuam për herë të parë në një festë surprizë në Hollywood. Bëra një shaka plot sarkazëm dhe ajo ishte e vetmja që e kuptoi dhe qeshi. Folëm atë natë dhe më pas kërcyem së bashku. Dhe kaq ishte. Shumë kohë më pas nisëm të flisnim dhe kur po trokiste festa e ‘Golden Globes’ nisëm të dilnim së bashku.” Biel dhe Timberlake ishin në dy lidhje të tjera kur u prezantuan për herë të parë: “Ne ishim duke u takuar me njërëz të tjerë në atë periudhë, po mbroheshim që kjo lidhje të mos na lëndonte. Na u desh pak kohë të pranonim se ishim bërë për njëri-tjetrin. Kur u ktheva nga turi i koncerteve, kaluam një muaj të tërë së bashku dhe i kërkova që të ishte vetëm e imja.’” Ai mësoi se Biel ishte shtatzënë gjatë “FaceTime”: “ Unë isha në tur kur jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Isha në Detroit ndërsa bashkëshortja ime në Los Angeles. Më kishte dërguar një tekst me shkronja kapitale ku shkruante: MË MERR TANI. E mora në Facetime me urgjencë. Ajo e hapi telefonatën dhe kishte atë shikimin tipik në telefon dhe e dija se çfarë do të thonte. Më tregoi testin e shtatzënisë dhe të dy nisëm të qanim. U ktheva në shtëpi, pa përfunduar turi që të kujdesesha për familjen time.” Silas ka qënë kulmi i jetës së tij: “Gjërat që kam mësuar nga të qënit baba janë të pafundme. Më futi në mendime për prindërit e mi dhe sesi duhet të sillesha me fëmijën tim. Më bëri të jem më i kujdesshëm sesi djali im do të më shohë mua në të ardhmen. Tani jam më i kujdesshëm dhe mendoj më shumë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *