• |
ide | kryesore

‘Bularati’, kushëriri nuk e quan hero Kacifan dhe pranon radikalizimin e tij

Lajme, Të fundit



Një njeri i afërt i ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas, që u vra nga RENEA në fshatin Bularat, zbulon detaje të tjera për aktivitetin ekstremist të 35-vjeçarit. Në faqen e tij në Facebook, Aleko Kacifa, teksa ka postuar një foto me shenjën e zisë, i përgjigjet dikujt që e ka ngushëlluar për vdekjen e kushëririt.

‘Ngushëllime Leko. Hero i vërtetë’, i shkruan një zonjë me emrin Maria Kuremeno.

Ndërkohë Aleko Kacifa i përgjigjet komentit me fjalët:

“Për ty, jo për mua. Unë thjesht nuk munda ta shpëtoj këtu e dy vjet më parë kur të tjerët e duartrokisnin. E di vetë ti”, i shkruan kushëriri i Kostandinos Kacifas.

Pra, përmes kësaj dëshmie zbulohet se 35-vjeçari kishte kohë që ishte përfshirë në aktivitete ekstremiste me organizatat nacionaliste greke. Madje kushëriri i tij kishte tentuar ta largonte prej tyre, por nuk kishte mundur. Në përgjigjen e tij ai i bën me dije zonjës se edhe ajo vetë e di se për çfarë bëhet fjalë, si dhe refuzon ta quajë ‘hero të vërtetë’ djalin nga Bularati. I afërmi i Kacifas i kërkon zonjës të ketë kujdes për fëmijët e saj.

Aktualisht trupi i Kostandinos Kacifas është në Tiranë për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Në hetime janë përfshirë edhe pala greke. Të dielën e festës së Greqisë, ai hapi zjarr ndaj patrullës policore të Gjirokastrës, duke rrezikuar jetën e tyre. Më pas 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të RENEA-s për t’u dorëzuar, por vazhdonte të qëllonte me kallash ndaj tyre. Pas shkëmbimit të vazhdueshëm të zjarrit, forcat RENEA e ekzekutuan me dy plumba.



2 Comments

  1. Nuk ka nevoje ta thote kusheriri i tij. Veprimet e tij flasin vet dhe tashme dihet nga te gjithe qe ai ishte paramilitar i qeverise greke me detyre per te terrorizuar dhe provokuar brishtesine e shtetit shqipetar.

  2. A te dhjevsha mu ne -brishtesine e shtetit shqiptar-ty qe na hiqesh si politolog .Shteti yne ka ikur per lesh qeni dhe ti nuk e merr vesh o idiot .Ku eshte -brishtesia-e shtetit ketu apo qe lejoi varret e ushtareve greke brenda territorit tone ,ku eshte brishtesia ketu e ketij shteti te qelbur dhe kesaj qeverie ku po i japin -grekerve-detin -te leme menjane maskaralleqet dhe skandalet qe po ndodhin brenda vendit me kete popull ,me kete vend dhe ku eshte ajo -brishtesi-ne kete mes te ketij shteti???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *