• |
ide | kryesore

Skandali/ Projekti i aeroportit të Kukësit që prezantoi Rama i vjedhur në Gjeorgji (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Projekti për aeroportin e Kukësit që njoftoi Edi Rama dje rezulton i vjedhur.

Një ditë më parë Edi Rama ishte në Kukës ku ripremtoi për banorët vënien në funksion të aeroportit që sipas tij do të sillte një rigjallërim të ekonomisë së qytetit dhe më shumë mundësi punësimi për të gjithë të rinjtë.

Rama u shpreh që me nisjen e vitit të ardhshëm do të niste puna për kthimin e aeroportit në gjendje pune, dhe postoi në Facebook dhe projektin për këtë aeroport ku shkruante: Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu.

Po në një kërkim të bërë nga Faxweb.al shihet se ideja e projektit të prezantuar nga Rama është e vjedhur.

Kjo pasi fotoja e prezantuar si projekt nga ana e kryeministrit është marrë nga Aeroporti i Kutaisit në Gjeorgji, ideuar nga studioja UN.

Nuk dihet nëse Rama është impresionuar kaq shumë nga aeroporti gjeorgjian dhe ka menduar të aplikojë të njëjtin projekt në Kukës, apo dje në nxitim e sipër ka prezantuar një projekt të dikujt tjetër. Deri më tani nuk ka asnjë tender të bërë publik për ndërtimin e aeroportit dhe as një shifër të përafërt për koston e rindërtimit.

Aeroporti i Kutasit ka pasur rreth 300,000 pasagjerë në vitin 2016, duke bërë që të kërkojë tashmë një zgjerim, sipas projektit të publikuar dhe nga Rama, që në Gjeorgji është vënë në zbatim që prej vitit të kaluar.

 “Unë besoj shumë që në këtë zonë ne do të shohim modelet e para të zhvillimit të turizmit malor edhe për një arsye tjetër, sepse këtu në Kukës, besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit të Kukësit.  Aeroporti ekzistues do të transformohet tërësisht në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta dhe studimi që ne kemi bërë me ekspertë të huaj na ka inkurajuar shumë, edhe mua më ka entuziazmuar shumë, sepse të gjitha analizat e bëra sipas metodave profesionale të parashikimit për suksesin e një biznesi tregojnë se aeroporti i Kukësit do të lëvizë në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit”, tha dje Edi Rama.

Image



6 Comments

  1. E cfare te keqe ka ketu ? Shume ide e mire , nese eshte i realizueshem i njejti projekt ? Pse te paguajme projektues per nje projekt te ri , kur ka plot projekte tashme te realizuara ?

    1. Po po, c’te keqe ka per aeroportin? Po c’te keqe ka ta kesh Kryeministrin legen kopjaxhi, genjeshtar e mashtrues a e di? Apo ty aq te ben, se dele je ne fund te fundit…

      1. ti e ke inatin me faktin qe nuk do paguhet per nje projekt te ri apo e ke inatin me Ramen ?

        Pse ne kete portal shumica e komentuesve te djathte nuk komentojne faktin , por shohin se kush e prezanton ate.
        Pra nese Rama neser del dhe thote qe pensjonistet do te marrin nga 100 mije lek me shume,, nuk merren me kete fakt .. por kush e tha . Pra Rama e tha .. dhe fillojne qelbin dynjane me mutin qe nxjerrin nga goja kundra Rames.

        Me nje fjale gomere inatcore

        1. Jo se kush e tha ka rendesi per ty. Se te jep rrogen. Qe po ta mendosh pak me me qetesi, nuk ta jep ai por taksapaguesi. Por ti as kete nuk e kupton… Te rreh mendja se nje dite to te ndodhe qe te dale ky tipi dhe te thote se do rriten pensionet me 100 mije leke ( besoj qe e ke me te vjetra). Me e bukra ketu eshte qe ti ben si analizues i madh dhe pastaj i fut nje te krahasuar te kritikave me “mutin”. Thirri mendjes, pavaresisht deshires tende te fshehur, ky vend ende demokraci eshte (te pakten zyrtarisht) dhe une e kushdo mund te kritikojme sa te duam. Eshte e drejta ime o teveqel!

  2. Shoku XXX…duket qe njohurit tuaja ne kete fushe jane 0.
    Bota demokratike ka rregulla strikte ne kete fushe …nivelit tend i lejohen arsytime te tilla”ekonomike”. Por per nje k/min. keto tymse elektorale jane …”vari hejbejt” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *