• |
ide | kryesore

Pr.ligji në Kuvend/Rishikim çmimeve të roamingut ndërkombëtar

Lajme



Kuvendi pritet të shqyrtojë projektligjin i cili i hap rrugë uljes deri në zerim të tarifave të komunikimit të telefonisë celulare roaming, në vendet e rajonit.

Përmes këtij ndryshimi, i hapet rruga zbatimit të roamingut me 0 (zero) lekë me Kosovwn, si rishikimin e çmimeve edhe me vende të tjera të rajonit, mbi bazwn e marrwveshjeve bilaterale dhe rajonale.

Qëllimi është rregullimi i tarifave të roamingut ndërkombëtar, tarifave me pakicë të përdoruesve celularë të operatorëve shqiptarë, kur vizitojnë vendet e tjera. Po ashtu do të trajtohen edhe tarifat me shumicë, që operatorët e vendeve të tjera paguajnë kur përdoruesit e tyre vizitojnë Shqipërinë, si dhe të tarifave të shërbimeve të lidhura me roamingun ndërkombëtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *