• |
ide | kryesore

Policia greke informohet për operacionin e vrasjes së Kaçifas, familja kërkon trupin e viktimës

Lajme, Të fundit



Polcia greke ka marrë informacion në Tiranë prej homologëve të tyre shqiptarë mbi operacionin e zhvilluar në fshatin Bularat, ku mbeti i vrarë ekstremisti Kostandinos Kacifas. Mediat fqinje raportojnë se në kryeqytetin shqiptarë kanë qenë përfaqësues të policisë greke.

“Greqia konsideron të domosdoshme përmbushjen e menjëhershme të kërkesës së familjes për marrjen e trupit dhe kryerjen e varrimit, kërkesë që në asnjë rast nuk ndikon të drejtat proceduriale, siç ato parashikohen nga legjislacioni shqiptar”, raporton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar burimeve diplomatike.

Po kështu autoritetet greke po presin edhe raportin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka nën hetim ngjarjen bashkë me kryeprokurorin e Gjirokastrës. Një ditë më parë babai i viktimës ishte thirrur te Krimet e Rënda për të dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen.

 



1 Comment

  1. E duan trupin pa dale ende ekspertiza dhe raporti i prokurorise mbi ngjarjen qe ta percjellin qeveritar e nacionaliste grek me nderimet e nje ushtari hero. Prandaj ministria e jashtme greke dhe delegacioni policior qe ka ardhur po ndikojne qe ta marin pa dale roporti zyrtar dhe nese del te dali i moderuar. Jane hiena e te pabese greket, keshtu qe zyrtaret shqipetar mos luajn me dinjitetin e shqipetarve per interesat e tyre shoviniste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *