• |
ide | kryesore

Kryeministria reagon pas takimit Rama-Meta: Komunikimi do të vijojë …

Lajme, Të fundit



Pas përfundimit të takimit 90-minutësh të kreut të qeverisë Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, reagimi i parë zyrtar ka ardhur nga kryeministria.

“Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës,” thuhet nga burime zyrtare të kryeministrisë.

Refuzimi i dekretimit nga Meta 

Zyra e shtypit njoftoi dje se presidenti Meta nuk e ka krijuar bindjen per te dekretuar Lleshin si minister te ri.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhej ne njoftimin e shkurtër të Presidencës.

Një javë më parë, pikërisht të shtunën më 27 tetor, Rama njoftoi se kishte emëruar pas dorëheqjes së Fatmir Xhafaj, gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të brendshëm. Pak orë pas dorëheqjes, Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo edhe emërimin e Sandër Lleshit.



4 Comments

  1. Demo(n)kracia shqiptare (PS&LSI&PD) eshte nje produkt skarco i P.P.SH-se.
    Keta lojtare qe prej dekadash luajne shah ne kurrizin tone duhet t’i zhdukim.
    Keta lojtare qe kane luajtur dhe luajne per interesat e tyre duhet t’i zhdukim.
    Keta haleate qe luajne shah dhe bejne marreveshje vetem per pusht-etin e tyre duhet t’i zhdukim.

  2. Po more, ti zhdukim,,,a po vjen ti ne pushtet te na drejtosh me mire se keta se mbase ke ndonje rruge tjeter qe nuk ia kemi ndier zerin, apo te veje si te veje, me mire pa keta, e ne diell sic edhe jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *