• |
ide | kryesore

Mos dekretimi/ Tre dilema rreth përplasjes Meta – Rama

Arkiva, Kryesore



Vëndimi i Ilir Metës për të mos dekretuar propozimin e Ramës si Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin, ka hapur disa dilema të një polemike sa konstitucionale po aq edhe politike. Pyetjesh që shtrohen rëndom janë: A ka të drejtë kryeministri të emerojë pa asnjë pengese çdo ministër që do? A mund të komandohet zv.ministri? A mund të shkarkohet presidenti?

Lapsi.al i ka marrë me rradhë ato duke u munduar ti zbardhë për publikun…

Kujt i jep të drejtë kushtetuta?

Këtu palët ndahen në dysh. Ilir Meta pretendon se nuk është noter që të firmosë çdo anëtar kabineti që i vjen mbi tavolinë. Madje që gjatë fushatës elektorale, kur ishte ende president i zgjedhur, por që nuk kishte marrë ende detyrën, ai e deklaroi publikisht se nuk do të dekretonte njerëz të korruptuar apo të lidhur me krimin.
Por ndryshe mendojnë ata që e shpjegojnë kushtetutën duke i dhënë Presidentit vetëm rolin ceremonial të firmosësit. Në të gjitha republikat parlamentare si Shqipëria, vullneti është i kryeministrit dhe ky vullnet verikohet nga Parlamenti, ndërsa presidenti ka vetëm 7 ditë kohë për të kryer veprimin solemn të dekreteve të shkarkimit dhe emërimit të ministrave. Pra sipas këtij interpretimi afati 7 ditor i nenit 98 të kushtetutës është detyrues për kreun e shtetit që i kufizon dhe kohën kur ai duhet të firmosë dekretin. Ja ç’thotë neni që është vënë në qendër të polemikave:
Neni 98
1.Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenga 7 ditësh
2.Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.
Se cili ka të drejtë në këto interpretime, mund ta vendosë vetëm Gjykata Kushtetuese. Por falë reformës në Drejtësi, ajo dalngadal po mbush vitin jashtë funksionit.

Çdo të bëjë Rama pas refuzimit?

Vetë Rama nuk ka thënë asnjë fjalë pas vendimit të Metës, por mediat pranë tij kanë hedhur idenë e komandimit të Lleshit si një zv.ministër i fortë, që në fakt do të drejtojë ministrinë e Brendëshme. Por kjo nuk duket e realizueshme për një arsye të thjeshtë. Kryeministri mund ta emëroje me vendim qeverie Sander Lleshin zv.ministër, por delegimin e kompetencave të ministrit nuk e ka kryeministri, por vetëm ministri. Sandër Lleshi mund të ketë kompetenca ministri vetëm nëse ato ja delegon ministri Xhafa, i cili do të vazhdojë të jetë formalisht ministër deri sa presidenti të dekretojë zëvendësin e tij (madje edhe nëse votohet nga parlamenti shkarkimi).

A mundet shumica të shkarkojë Metën?

Pas refuzimit të dekretimit, ashtu siç ndodhi edhe gjatë polemikës së Nishanit (kur u tha se nuk do të dekretonte Fatmir Xhafën) po ngrihen zëra se Presidenti ka shkelur kushtetën dhe parlamenti duhet të kërkojë shkarkimin e tij. Shkelja e kushtetutës sipas mbështetësve të PS qëndron në faktin (pika 1) se presidenti është i obliguar të dekretojë një propozim të kryeministrit për ministër.

Por në nenin 90 të Kushtetutës Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur ka kryer një krim të rëndë, kur çmendet ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Dhe këtu plani duket i parealizueshëm se nga këto të treja vetëm shkelja e kushtetutës mund të diskutohet, por atë duhet ta sanksionojë Gjykata Kushtetuese që është jashtë funksionit. Plus që politikisht Ramës i duhet një shumicë shumë më e madhe se e tija (93 deputetë) për të nisur procedurën e gjatë të shkarkimit të presidentit. Pra kjo tezë duhet të jetë vetëm propagandë kërcënuese.

©Lapsi.al

 

 

 



17 Comments

  1. Ca komenti t’i besh ketij psikopati injorant qe kujtoi se vargu i instutucioneve qe gallaberoi ishte varg i fiqve te thate?

  2. Problemin e ka skjaruar vete Rama,duke shkuar si i dhjere,tek zyra e Presidentit te Republikes.Nese Rama do te kishte ,te pakten nje menyre per te dale mbi dekretin e Presidentit,ai do e kishte bere menjehere dhe nuk do merrej fare (pra duke e injoruar) Presidentin.Pamvaresisht se nuk behen te ditura bisedimet mes tyre.kuptohet,se Rama ka shkuar vetem per nje kompromis.Presionet,nuk mendoj se jane bere,se ata (presionet) do te binin mbi vete Ramen.Megjithate,cfare nuk pret nga njerez te tille qe nuk lene gje pa bere (duke mos menduar fare,per pasojat qe lene),deri sa te arrijne qellimet e veta.

  3. Salu-Iliri-Monika dhe Luli 4 tradhetaret e kombit. Sander Lleshi nuk u dekretua nga nga presidenti se eshte njeri i ndershem dhe drejte dhe jo tradhetar dhe kriminela si kater te paret.

    1. Ja ku u zgjidh problemi nga ky gjytyrymi që ka komentuar këtu..
      “Të arrestohen, Saliu, Iliri, Monika e Luli, këta 4 tradhëtarë të partisë së punës, të pushkatohen pa gjyq, e me këtë, shpëtoi Republika socialiste kanabiste e Shqipërisë me në krie shokun Edver.

  4. Meta shkarkohet per kerkesen e nje takimi te fshehte,keto takime i kerkon vetem mafia,takimet e pekes dhe balliut me meten jane te kerkuara nga saliu mbas ketyre eshte kerkesa e saliut qe avenir peka te shkoje te kontrolli i larte,pjese e ketyre pazareve jane edhe disa ambasadore te metes dhe saliut,saliu i kerkon metes te beje opozitarin e flakte,dhe e fundit frika e metes dhe saliut per sandr lleshin eshte e madhe,per keto arsye ai duhet te shkarkohet dhe te paditet ne prokurori per shkelje me paramendim te kushtetutes.

  5. Ne Dojan te Tropojes po ndodh nje masaker urbane edhe mjedisore.1.2 hektare toke bujqesore sot nuk egziston me, eshte germuar dhe tretur .po perdoren grantet e eropes per te vjedhur pak veta , duke u vendosur ne zone banimi.pa ligj.duhet ndaluar sot.tani.sot.sos.bushat.

  6. Ne Dojan te Tropojes po ndodh nje masaker urbane edhe mjedisore.1.2 hektare toke bujqesore sot nuk egziston me, eshte germuar dhe tretur .po perdoren grantet e eropes per te vjedhur pak veta , duke u vendosur ne zone banimi.pa ligj.duhet ndaluar sot.tani.sot.sos.bushat.

  7. Nuk jam noj fans i Rames por, gjithsesi, nese dikush duhet te marre vendime duhet te votohet nga njerezit perpara, mire apo keq i moren votat. Nuk ka pune Meta, partia e trete, te vendose kush qeveris.

    1. Nëse mendimin e jep si “malok”, në Shqipëri fjala malok përdoret shpesh për të përcaktuar një njeri të pagdhendur, të trashë e injorant.
      Kështu që nuk mund të vlerësojë një injorant i trashë se çfarë i takon të bëjë një presidenti.
      Mendësia se “mirë a keq janë marë votat” nga Rama, e kalon edhe injorancën e trashësinë e “malokut”.
      Kodi penal i çdo vendi, e detyron hajdutin të kthejë mallin e vjedhur, pra hajdutët e votave duhet ta kthejnë votën e vjedhur. Nëse nuk ka organe të drejtësisë apo këto organe janë kthyer në hyzmeqare të qeverisë, atëhere është populliqë ngrihet për të vënë drejtësi.

      1. Ke probleme me konceptin demokraci ti bobi? Votat e vjedhura ne Shqiperi, nuk e di per ty por une nuk mbaj mend ndonje zgjedhje nga 1990 e ketej ku partia humbese nuk ankohet per vjedhje votash. Malok jam the shume krenar biles. Sa per halene tjeter qe shkruan, thone se ate qe e shajne, te shan keshtu qe nuk po bie ne halene tende.

  8. Me vjen keq por si eshte e mundur qe keta injorante te Lapsi.al japin mendime kur jane injorante? Pyesni Andi pilen,”zonjushen me syete blu”,ai i di te gjitha se ja thote Saliu!

  9. Ma merr mendja se joteme ,motra dhe gruaja tende qenka te informuar me se miri se ja u kam treguar une Andi me syte blu.

  10. Te iku kaha like floriri kur tallshe karet me saliun,nanon tani ke pune me kete ramen qe ti ka futur kembet ne nje kepuce,prandaj te degdisi ne presidence qe ti te meresh me shperndarje dekoratash,rri urte mos u largo nga shperndarsi I dekoratave,mer dhe cimin bashke me fariun shkoni nga saliu per darke gatuan lirija me karminen

    1. Po ti mos të ka futur sigurimi si spiun të pastrosh haletë e Ilir Metës që paske gjithë këto të dhëna demaskuese për te e “armiqte e Edverit” ?

  11. Vet e beri president Like floririn me bllok ne dore. tani Like floriri shkel kushtetuten dhe si ha palla fare. do ta ngjyej icik te tepsia. sme bind mua thot pa dhen asnje argument. fol o rrot kari president, fol me trasparenc se nuk te kemi zgjedhur kapon e mafjas po president shteti. boll me kode mafjoze o president i bythes qe duhet te ishe ne burg tani. ne kemi marr fund si shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *