• |
ide | kryesore

Kriza/ Meta përgjigje Ramës, e krahason me Sekretarin e Parë të Partisë

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta deklaroi se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë, duke iu referuar rejgimit komunist kur Enver Hoxha kishte këtë rol dhe komandonte gjithçka.

Reagimi erdhi pak orë pas mbledhjes së grupit socialist dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me mosdekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

Më tej në reagimin e Presidencës thuhet se Presidenti Meta është i përkushtuar maksimalisht në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet.

Rama: Mosdekretimi i Lleshit në shkelje të Kushtetutës 

Rama emëron Sandër Lleshin zv.ministër të Brendshëm 

Negociatat për ministrin e ri, Çfarë ndodhi në takimin Meta-Rama në Presidencë 

“Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues. Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet.
Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes.
Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”, thuhet në përgjigjen e Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, për mediat lidhur me takimin e djeshëm “Rama-Meta”.



1 Comment

  1. Ky Kryeminister eshte zhgenjimi me i madh i Shqiptareve.

    I zhdepi ne koncesione, i futi ne borxh te ndyre tek ptivatet. E beri Kukesin , nje Qyetet ku duhet te paguash nje privat, per te hyre e per te dale. Po kerkon dhe me Tiranen te beje te njejten gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *