• |
ide | kryesore

Furnizonin me drogë shkollat, pranga dy të rinjve në Berat

Lajme, Të fundit



Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave në Berat të cilët dyshohen se shprendanin drogë në afersi të shkollave.

19-vjeçari Klei Çobo dhe 30-vjeçari Arges Pirja, banues në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’, u arrestuan pas një hetimi disa-mujor.

Këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit.

Çobos gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi kanabis sativa.

Policia njofton se në vijim të këtij hetimi, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Dibra, 42 vjeç, banues gjithashtu në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb.



1 Comment

  1. ne ter boten shkollat i furnizojn me libra,kabinete kimie,fizike,salla sporti,ne RIDHJERJE shkollat shizofreni rama dhe kukulla e peshtir nikolla i furnizojn me kanabis qe hoket e qelbesires kokpalare e bastard rama te fitojn miljona lek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *