• |
ide | kryesore

PD nis hartimin e programit ekonomik me gjermanët e CDU-së

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka nisur hartimin e programit të saj ekonomik, në bashkëpunim me ekspertët gjermanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani.

I pari që ka mbërritur në Tiranë nga Berlini është dr.Martin Henze, Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së.

Në tryezën për programin ekonomik, me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që i qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurencës së lirë.

“Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën”, tha Basha.



3 Comments

  1. Po PD dhe luli dhe ne zgjedhjet e tjera programin ekonomik me gjermanet e bene rezultati katastrofe me -250 mije votues,ktheu ne realitet more luli

  2. Po te vjedhesh, e mashtrosh kur i blen votat me para kriminelesh e drogemenesh, jo votat, por u ke marre tere avinirin shqiptareve. E fitoi, por si mashtroi, sa role lypsari e gjyhnaqari beri psikopati me gishta e tepsi, e populli si dele i shko pas, dh ja,,, ku eshte pasoja qe te renditen duhet nje liber i permbledhjeve demoralizuese qe e ka cuar popullin ne kohen e gati qofte largut. Eksperienca gjermane ne ekonomi eshte lokomotiva e europes, ju imternacionaliste, me mbeshtetje tek forcat tuaja kapitulluese, na thoni qe i di vete shteti yne se si i ben maredheniet, me kete jeni koke e kembe te vjeteruar e shpirte zinj, qe per vete jeni ne parajse, e populli ne mjerim, keta jeni ju rilindasit sketerre te demokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *