• |
ide | kryesore

Skriniar: “Ndonjëherë shuplakat të bëjnë mirë. Në Londër duam kualifikimin”

Sport



“Kundër Atalanta ishte një ditë e zezë, gjithçka shkoi ters”. Por një shuplakë e tillë mund edhe të bëjë mirë”. Kështu e ka komentuar mbrojtësi i Inter, Skriniar humbjen e rëndë 4-1 të zikaltërve të dielën e kaluar kundër Atalanta.

“Më vjen keq për humbjen e papritur me Atalanta, në kthim në kampionat do të jap më të mirën time për skuadrën. Po ecnim mirë në kampionat, ku jemi të tretët, Kemi bërë mirë edhe në Champions, ku mund të kalojmë në 1/8″.

Menjëherë pas ndeshjes me Barcelonën i thamë njëri-tjetrit: në Londër do të ishte bukur ta mbyllnim diskutimin Champions, me një rezultat që na jep kualifikimin në 1/8 një javë përpara. Me siguri do të provojmë”, u shpreh qendërmbrojtësi zikaltër. Dhe në fakt Interit i mjafton një barazim për të arritur kualifkimin në raundin e 1/8 të Champions.

Tashmë i grumbulluar me kombëtaren e Sllovakisë: “Tani jam në kombëtare dhe mendoj vetëm për të. Dorëheqja e ish-trajnerit Kozak? Ishte një zgjedhje e tij, nuk do ta komentoj më”, përfundoi Skriniar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *