• |
ide | kryesore

Detaje/ Të vrarit sot në Shkodër i ekzekutuan kushëririn në shtator

Lajme, Të fundit



Fatos Ferracaku, 31-vjeçari që u ekzekutua sot pak para mesditës në Shkodër ishte kushëri me Arjan Ferracakun, 31-vjeçarin e vrarë më 1 shtator po në Shkodër.

Arjan Ferracaku, pronar i dy bizneseve në Velipojë dhe baba i dy fëmijëve u gjet i vrarë në periferi të qytetit të Shkodrës. Ai ishte mbi kalë kur u qëllua për vdekje.

Fillimisht një makinë e braktisur ka ngjallur dyshimet e policisë së Shkodrës dhe pas saj është zbuluar dhe viktima. Sipas ekspertizës paraprake, 31-vjeçari ishte vrarë gjatë natës, shkruan News 24.

Ndërsa sot Fatos Ferracaku ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Markatës në lagjen “Rus” në Shkodër bashkë me mikun e tij Fatmir Mehaj kur u qëllua nga persona me maska dhe me motor. Ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa miku i tij është jashtë rrezikut për jetën. Sipas qytetarëve, Ferracaku ishte tregtar peshku në markatë.

Vrasja në Shkodër, ekzekutimi me plumb në kokë para dhjetra personave (VIDEO) 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *