• |
ide | kryesore

Rrjetit Ekuador-Australi-Greqi i kapen 1.5 mln € kokainë, pranga “shefit” shqiptar e grupit

Lajme, Të fundit



Në Greqi dhe më gjerë po kryhet një operacion i madh ndërkombëtar për trafikimin e kokainës nga Ekuadori në drejtim të Australisë.

Mediat greke shkruajnë se dy grekë dhe një shqiptar duket se janë “truri” i këtij grupi të madh ndërkombëtar i trafikut të kokainës, i cili u godit nga autoritetet greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe autoritet ekuadoriane. Një nga të arrestuarit është pronar i një kafeneje, ndërsa një tjetër është i angazhuar në shitjen e makinave.

Në total, 3 persona janë arrestuar në Greqi dhe 6 persona në Ekuador. Autoritetet kapën një varkë me vela që mbante 300 kg kokainë nga Ekuadori në Australi.

Më pas, lënda narkotike do të përfundonte në Evropë përmes Greqisë. Sipas informacioneve të para, kokaina kap një shifër prej 1.5 mln eurosh./ora news



1 Comment

  1. Po, por titullin ia paskeni bere(nuk e di , Lapsi apo Oranews) “shefit shqiptar”, nderkohe qe qenkeshin 3 shefa dhe maxhoranca jane greke…
    Pastaj shani greket se na viktimizojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *