• |
ide | kryesore

“Bularati”, Meta: Shërbimet të ‘hapin sytë’, mund të ketë provokime të tjera

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta u shpreh se shërbimet në vend duhet të jenë në gatishmëri për provokime të tjera, duke iu referuar ngjarjes në Bularat, ku ekstremisti grek Konstandinos Kaçifas qëlloi ndaj policisë dhe më pas u vra nga forcat RENEA.

Meta u shpreh se “kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe përpjekje për të shkallëzuar tensione të panvojshme”. 

“Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë. Duhen menaxhuar me shumë qetësi këto situata. Kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe përpjekje për të shkallëzuar tensione të panvojshme”, u shpreh Meta në emisionin “Open”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *