• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Çfarë po ndodh në Shkodër një ditë pas atentatit mafioz

Lajme, Të fundit



Një ditë pas vrasjes që tronditi Shkodrën, në kryeqendrën e veriut kanë zbarkuar zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe një prokuror i Krimeve të Rënda. Ekzekutimi në mes të qytetit i Fatos Ferracakut ku u plagos edhe Fatmir Mehaj ndodhi në tregun e lagjes “Rus” pak para mesdites së të martës.

Mëngjesin e sotëm ka udhëtuar nga Tirana, drejtori i Krimeve Niko Brahimi, nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë dhe drejtor për rendin Gjovalin Loka, njëkohësisht ish-drejtor në policinë e Shkodrës. Atyre mësohet se u është bashkuar edhe një prokuror i Krimeve të Rënda. Fillimisht po analizohet nëse ngjarja duhet t’i bashkohet hetimeve që po bëjnë Krimet e Rënda për vrasjet e kohëve të fundit në Shkodër. Krerët e lartë të policisë janë në Shkodër edhe për të analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ende policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Ferracakut dhe plagosjen e Mehajt, të cilët u qëlluan nga një person. Ai fillimisht hapi zjarr nga distanca kur Ferracaku po tregtonte peshk në markat dhe pasi ai u rrëzua në tokë, autori u afrua dhe e qëlloi edhe nga afër. Ai ka pasur një xhaketë ngjyrë të kuqe veshur, sipas dëshmive të tregtarëve që kanë parë ngjarjen e rëndë.

Dëshmitarët thanë se Mehaj u plagos në këmbë pasi tentoi të ndërhyjë. Një bashkëpunëtor e priste autorin me motor dhe pak pas krimit të dy u larguan nga vendi i ngjarjes. Vrasësit mbanin në kokë skafandra të errëta. Motori u gjet i djegur në zonën periferike të qytetit në lagjen e njohur me emrin “Guerrile”. Deri tani ka rreth 20 të shoqëruar të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për autorët.

Mbetet i vështirë identifikimi për shkak se nga pamjet e verifikuara përmes kamerave, skafandrat nuk lejojnë të dallohen fytyrat e autorëve apo ndonjë tipar i veçantë. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ore cfare ka ndodhur keshtu… ka me shume se 24 ore se asnje ‘ opozikar ‘ nuk komenton me .. Jane zhdukur fare Stalini Lenini, Ari Kari, Muti Meros, etj ejt etj..

    E shikoni qe kur mungojne ,…. mungojne te gjithe.. ahahah…. ESHTE VETEM NJE PERSON QE SHKRUAN ME SHUME EMRA…. dhe mundohet gjithashtu te per cdo emer te kriojoje me aq sa mundte te krijoje nje ‘ profil ‘ te ndryshem nga ‘ profilet ‘ e tjere..

    VETEM NJERI ESHTE…( MAKSIMUMI DY PERSONA) , dhe mbushin kete portal me propagande, sharje , fyerje , me nje fjale cfare ju permban zorra e trashe.

    Ne cdo rast o OPOZIKAR… te uroj sherim te shpejte dhe te fillosh prap te komentosh me ato emrat e tu… se u mesuam me ty , jo per gje..

  2. Paskan ardhur dhe tezet me hallat sebashku me mamin ,motren dhe gruan tende ketu do ja kalojme mire mos u merzit se nuk do vonohemi.Qenkan me patente nderkombetare keto e thithkan mire biberonin.

  3. Komentuesi i pare , me qe nuk ka koment per gjendjen terroriste qe ka imponuar ne SHkoder, e qe pa aftesia zbuluese e policise qe duam, apo e rendimenteve te larta, sipas palloshit kryeministror, keta zabrahane rilindas komentues sulmojne komentet e atyre qe su pelqejne, apo kritikojne qeverine sipas mendimit. Ju antaret e sektit shkaterrues, e kanibalesk te vendit, po kenaqeni me kete gjendje te mjeruar ekonomike, e psikologjike qe ka rene ky popull, apo doni te beni paradat e suksesit per te keq qe keni arritur. Banale nga goja, por edhe nga mendimi, se ajo eshte edhe eksperienca e psikopatit qe na drejto ne e ju bashke, por me ne e ka te prere llogarine, a me ju vazhdoni si servile, e bolla ta ndiqni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *