• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve/ Kroacia kërkon hakmarrjen ndaj Spanjës, Belgjika sigurinë në vendin e parë…

F1, Sport



Rikthehet Liga e Kombeve, pas një muaji pritje dhe menjëherë rrëmben skenën me supersfidën në Zagreb mes Kroacisë e Spanjës. Natyrisht e gjithë vëmendja e botës së futbollit është përqendruar në Maksimir, por nuk mungojnë ndeshje të tjera të rëndësishme me Belgjikën në kërkim të sigurimit të vendit të parë, apo edhe Bosnja që synon të ruajë pathyeshmërinë në divizionin B3.

Një sfidë mes ekstremeve të renditjes në divizionin A4 të Ligës së Kombeve. Nën-kampionët e botës, pas 0-6 të ndeshjes së parë, duan të hakmerren për turpërimin, por duke patur si objektiv edhe mos rrëzimin e në divizionin B, në kohën kur Furitë e Kuqe me tre pikë do të shkonin në gjysëmfinale. Për kroatët ka vetëm një rrugë, por dyshimet janë rritur edhe mbi Spanjën e Enriques pas ndalesës me Anglinë.

Djajtë e Kuq të Belgjikës vijnë nga dy fitore në dy ndeshje dhe kundër Islandës kërkojnë të shkëputen në krye të divizionit A2. Nuk duhet të jetë problem për Hazard e të tjerët të mposhtin ishullorët e vendit të fundit, që kanë shënuar vetëm një gol dhe kanë pësuar 11 në vetëm tre takime. Austria do të futet në lojë, duke mposhtur Bosnjen në shtëpi, për të ngushtuar në tre pikë diferencën që i ndan nga kryesuesit e pamundur ballkanas.

Finlanda është e sigurtë në pozita me katër fitore rradhazi, por në transfertën e Greqisë, duhet të mos lejojë rikuperimin e helenëve, që mund të shpresonin më pas në mrekullinë e ndeshjes së fundit për ti marrë vendin e parë nordikëve.

KALENDARI I NDESHJEVE
UEFA Nations League – League A: group 2
20:45 Belgium – Iceland
UEFA Nations League – League A: group 4
20:45 Croatia – Spain
UEFA Nations League – League B: group 3
20:45 Austria – Bosnia and Herzegovina
UEFA Nations League – League C: group 2
20:45 Greece – Finland
20:45 Hungary – Estonia
UEFA Nations League – League D: group 1
16:00 Kazakhstan – Latvia
20:45 Andorra – Georgia
UEFA Nations League – League D: group 2
20:45 Luxembourg – Belarus
20:45 San Marino – Moldova



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *