• |
ide | kryesore

Misteri shqiptar i zhdukjes së Gruevskit

Lajme, Të fundit



Rruga e ndjekur nga ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski për të ikur në Hungari nëpërmjet Shqipërisë është e paqartë.

Policia shqiptare njoftoi sot zyrtarisht se Gruevski ka dalë nga Hani i Hotit më datë 11 nëntor me një makinë me targa diplomatike. Por, policia nuk saktëson se si ish-kryeministri i dënuar me burg për shpërdorim detyre, është futur fillimisht në Shqipëri.

“Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Pikërisht mënyra si ka mbërritur në Shqipëri Gruevski përbën mister. Pse policia në reagimin e saj nuk zbulon këtë detaj, kur në dogana kryhet vulosja e çdo hyrje-daljeje në vendin tonë?

Një version e jep gazeta serbe “Politika”, e para që dha lajmin se Gruevski është arratisur nga Maqedonia nëpërmjet Shqipërisë.

Titulli kryesor i kësaj gazete në numrin e të mërkurës ishte: “Gruevski iku nga Shqipëria”. Në shkrim thuhet se ish-kryeministri maqedonas përdori një pasaportë të rreme dhe gjatë natës kaloi kufirin me Shqipërinë nga pika e kalimit kufitar dhe më pas ka udhëtuar me makinë drejt Tiranës.

Ende nuk ka një version zyrtar të itinerarit që ka ndjekur Gruevski për arratisjen e tij nëpërmjet vendit tonë.

©Lapsi.al 



1 Comment

  1. Shqiperia nese do qe te mbaj ere shteti duhet te hetoj dhe te hap çeshtje panale per kalim te paligjshem te gruevskit nga territori shqipetar. Si e kane lejuar te dali nga shqiperia kur nuk ka pas hyrje te rregullt ne territorin e saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *