• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, vdes një person

Lajme, Të fundit



Një këmbësor 55 vjeç është aksidentuar për vdekje në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (17 nëntor) në lagjen “Vullnetari”.

“Shtetasi E.B., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” me targa EL 1631 B, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin Sh K., rreth 55 vjeç, banues në lagjen Vullnetari Elbasan”,sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *