• |
ide | kryesore

I shpëton zjarrit shtëpia e aktorit Anthony Hopkins

Paparazzi, Slider



Aktori legjendar Anthony Hopkins është një ndër fatlumët e tragjedisë së zjarrit në Kaliforni. “Dailymail” ka publikuar disa imazhe ku shfaqet shtëpia e aktorit në Malibu, tërësisht e paprekur nga zjarri, ndërkohë që ajo e fqinjit është bërë shkrumb e hi. Në fotot e bëra publike, duket se është djegur toka rreth shtëpisë së Hopkins, por flakët nuk kanë bërë dëm më të madh se aq. Madje, dy karriket e drurit shfaqen të paprekura në oborrin e shtëpisë. Rreth 631 persona janë shpallur të zhdukur nga zjarret në Kaliforni, ndërkohë që 63 të tjerë kanë humbur jetën. Gati 12.000 godina janë shkatërruar tërësisht.Rreth 9,400 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët që kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të këtij shteti. Por zjarri më i madh ishte Camp Fire, që nisi përpara 8 ditësh e shkrumboi zona të tëra në veri të vendit, duke u përhapur me një shpejtësi të tillë që i la banorëve shumë pak kohë në dispozicion për t’u larguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *