• |
ide | kryesore

Fshehu dënimin e kunatit për trafik droge, gjyqtari i Gjirokastrës një hap larg shkarkimit

Lajme, Të fundit



Një tjetër kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi është në prag të shkarkimit nga komisioni i vettingut. Enton Dhimitri, gjyqtar i Apelit në Gjirokastër, nuk e ka deklaruar faktin se kunati i tij është i dënuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike. Sot është zhvilluar seanca dëgjimore, ku i pranishëm ishte edhe vetë gjyqtari.

 

Relatorja e çështjes, Pamela Qirko, tha se hetimi për këtë gjyqtar ishte bërë në të tre komponentët, pasuri, aftësi profesionale dhe integritet. Në aftësitë profesionale dhe pasuri gjyqtari doli i pastër, por probleme janë konstatuar në drejtim të integritetit.

Sipas realtores Qirko, Komisioni kishte marrë informacione që kunati i gjyqtarit rezultonte i dënuar në Greqi me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. OMN ka marrë informacione në Greqi dhe rezultoi se ky fakt ishte i vërtetë. Gjyqtari Dhimitri deklaraoi në seancë se nuk kishte marrëdhënie me kunatin, ndërsa në lidhje me dënimin e tij në Greqi ishte vënë në dijeni shumë kohë më vonë. Vendimi përfundimtar për të do te shpallet nesër në orën 09:00.

©LAPSI.al



2 Comments

  1. ske ci ben vetingut.
    Kur bën dashuri dhe i biri i tetos Sandër Mafishja, mos mbetët djalë në këmbë mos mbetët.

    kur te gjykon pamela balluku (motra belindes drejtoresha e albcontrol), nje juriste medioker mos mbetët juriste në këmbë mos mbetët

    Entoni cun zotni duket, pak hajdut si cdo gjyqtar tjeter ne shqiperi . vetingu heq ci do qejfi pameles se kryeministrise

  2. po clidhje ka ky qe kunati eshte marr me droge? cdo person duhet te gjykohet per historine e tij e jo ca ka bere fisi i tij apo i gruas. Nqs flitet per integritet duhet te gjykohet integriteti i tij e jo a ka rob te farefisit ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *