• |
ide | kryesore

Kosova luftë ekonomike Serbisë: Produkteve të importit i rritet taksa 100%

Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës rriti taksën 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.

Një ditë pasi Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Në mbledhjen e Qeverisë, sot ministri i Tregtisë, Endrit Shala, propozoi që Serbisë t’i rritet taksa që deri më tani ishte 10 për qind.

“Nga sot t’i vendoset masa 100% produkteve me origjinë nga Serbia”, tha Shala, shkruan Gazeta Express.

Më tej, Qeveria miratoi vendimin, duke i vënë taksë qind për qind Serbisë. “Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe obligohen institucionet ta zbatojnë menjëherë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj pas aprovimit të vendimit në Qeveri.

Ky vendim u mor pas fushatës së egër që po e bën Serbia ndaj shtetësisë së Kosovës, dhe pengesës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Kosova nuk pranohet në INTERPOL, reagojnë Haradinaj dhe ambasada amerikane 

Vijon… 



5 Comments

    1. Po shifni sa para ban serbia nga blerjet e shqiperise bravo haradinaj ky ashte shteti jo si shteti hale e shqiperise

  1. po qa bene albania si smundet qeveria e shqiperis ti kundershton shkaut qetnikeve .

    per kosoven qdo qeveri qe shkon e vjen nga albania eshte e njejte-vetem yjet i shikojn.e pamundur.

  2. keto masa u desht te mirren para 20 viteve, por me mire vone se hiq..
    Dhe te gjith shqiptaret qe jeton n’europe te mos udhtojn me makina/kerre ne serbi, (kroaci->mal te zi-> shqipri->kosove ose maqedoni…eshte mekat te hargjohen eurot tek kriminelet e qelbur..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *