• |
ide | kryesore

Mc Kresha dhe Rozana Radi “rivalë” në skenën ku deklaruan dashurinë (VIDEO)

Arkiva, F1, Paparazzi



Hera e fundit që Mc Kresha u ngjit në skenën e Këngës Magjike ishte viti 2011. Ai erdhi në bashkëpunim me të dashurën asokohe Rozana Radi.”Jabadabadu” ishte dueli i ish-çifit i cili u prit mirë nga publiku  dhe pati sukses të menjëhershëm. Çifti gjithashtu nisi të bashkjetojë në një shtëpi të përbashkët në Prishtinë, periudhë gjatë së cilës Rozana u dyshua se ishte shtatëzanë, por të dy e mohuan ashpër këtë lajm. Historia mes të dyve u mbyll pas 1 viti. Ishte një nga ndarjet e bujshme të verës 2012, por asnjë nuk pranoi të fliste për mediat. E vetmja që u prononcua ishte shoqja e Kreshës, e cila theksoi se midis atyre të dyve nuk kishte patur asnjë person tjetër.

20-vjetori i “Këngës Magjike”, duket se do të rikthejë sërish në skenën e festivalit Mc Kreshën, por kësaj rradhe me një ndryshim, Rozana do të jetë “rivale” ndërkohë që Fifi në krah të tij. Ata priten të performojnë në skenë në javën e ardhshme! Duket se ky vit në “Kënga Magjike” i qenka dedikuar bashkëpunimeve, pasi vetëm të dielën e kaluar, për herë të parë Eli Fara dhe Aurela Gaçe u ngjitën bashkë në skenë, ndërsa Bruno dhe Artjola Toska risollën një tjetër hit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *