• |
ide | kryesore

Pas kritikave Roberto Cavalli një zarf për Chiara Ferragnin

Paparazzi, Slider



Roberto Cavalli ka mësuar nga gabimet e Stefano Gabbana-s, dhe ka vendosur t’i kërkojë falje blogeres italiane Chiara Ferragni, për fyerjet në Instagram. nDy ditë pasi u sulmua për faktin që nuk e ushqen me gji djalin e saj, në derën e Ferragni-t mbërriti një zarf dhe një buqetë me lule nga Cavalli. Blogerja nuk ngurroi të publikonte ndjesën e stilistit dhe të bënte publike faktin që ai i kishte kërkuar falje për komentet fyese.

“Kur drejtori kreativ Roberto Cavalli dërgon një letër dhe lule për të kërkuar falje për komentet e shëmtuara në profilin tim”, shkruan blogerja e njohur.

Gjithçka nisi pas një fotoje të Chiara-s e cila reklamonte bikinit “Intimissimi” dhe trupin e saj mjaft në formë pas lindjes. Roberto Cavalli nuk e ka pëlqyer foton dhe i ka bërë kritika të forta mëmësie blogeres, të cilën e krahasoi me një makineri parash.

“Po i bën reklamë kërthizës!! Kush mendon se je! Ti je thjesht një makineri parash! Nuk ka as spontanitet, as dashuri në atë që bën. Nuk e ke ushqyer me gji! Kishe frikë se mos të prishej gjoksi!”, i shkruante ai.

Pas telasheve që iu hapën markës Dolce & Gabbana për shkak të komenteve fyese të stilistit Stefano, duket se Cavalli i ka thirrur mendjes dhe ka reaguar në kohë para se komentet e tij të ktheheshin në bumerang.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *