• |
ide | kryesore

Nis dasma me tradita indiane e Pryanka Chopra dhe Nick Jonas (FOTO)

Paparazzi, Slider



Priyanka Chopra dhe Nick Jonas e kanë të pamundur ta fshehin lumturinë që i lexohet edhe në sy. Ata ndodhen në Indi dhe kanë vendosur të realizojnë hap pas hapi të gjitha traditat e vendit të nuses për t’u martuar. Paparacët i kanë fotografuar pas ceremonisë së puja-s, teksa shihen të veshur me kostumet tradicionale. Sakaq, vëllai i këngëtarit “Under You”, Joe Jonas dhe partnerja e tij Sophie Turner gjithashtu kishin respektuar ceremoninë indiane dhe dukeshin shumë bukur.

“Ata janë jo vetëm miq të mirë me njëri-tjetrin por e adhurojnë të kalojnë kohë bashkë. Dasma po shkon për mrekulli”- u shprehën burime për “E!News” pranë 2 çifteve.

Ceremonia u mbajt në shtëpinë e nënës së Chopra’s në Mumbai. Në fundjavë, çifti i njohur pritet të lidhë kurorë në një ceremoni hindu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *