• |
ide | kryesore

Rolex për të gjithë: Icardi mahnit të gjithë përvec Wanda Nara

Sport



Mauro Icardi është gjithnjë e më shumë lider i këtij Inter: kapiteni, në vigjilje të ndeshjes me Tottenham, i ka dhuruar një rolex të gjithë shokëve të ekipit për titullin e golashënuesit të fituar sezonin e kaluar. “Unë natyrisht nuk e harroj kurrë: ‘Golashënuesi më i mirë 2017/2018’. Por nuk doja të kujtoja vetëm, sepse pa ju nuk do të kishte qenë e mundur” është komenti i tij në Twitter.

Një rolex për të gjithë ata që janë të grumbulluar për transfertën e Londrës, por Maurito, me një Instagram Stories, ka dashur të qetësojë edhe ata që nuk janë në listën Champions (Joao Mario, Dalbert e Gagliardini) e ata që janë transferuar (Lisandro Lopez, Nagatomo, Pinamonti, Eder, Karamoh, Santon, Rafinha, e Cancelo). Në total, 34 orë me një cmim prej 5mijë euro për një total prej 170mijë euro. Të gjithë të mahnitur përvec Wanda Nara: “Mua nuk më dhuroi asgjë” ishte komenti i gruas së Icardit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *