• |
ide | kryesore

Dalin emrat/ Cilët janë 15 shqiptarët e arrestuar në Itali që trafikonin kokainë nga Holanda

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës në territorin e rajonit të Puglias. 20 persona u arrestuan nga operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë. Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar. Mediat italiane kanë bërë publike emrat e të arrestuarve, mes të cilëve janë 15 shqiptarë.

Ata janë: Elvis Cafi, Eqerem Bimi, Çlirim Tafimi, Adem Cekorja, Basmir Sylja, Denis Bimi, Emran Morina, Andernes Tomorri, Bruno Aliu, Elvin Tafili, Abjond Xheka, Adriano Shabanaj, Agim Cafi dhe Erlin Roci.

Gjatë hetimeve prej më shumë se 2 vite e gjysëm janë sekuestruar 13 kg drogë, e tipit heroinë, kokainë e marijuanë, 2 pistoleta, si dhe janë arrestuar në flagrancë 12 persona të tjerë.

Droga trafikohej nga Shqipëria, Holanda e Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës. Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane. Operacioni i koduar “Evelin” ka vënë hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë.

https://youtu.be/uwTbj33XkaE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *