• |
ide | kryesore

Po shkonte në Serbi, arrestohet në Kosovë me 10 kg heroiné shqiptaro-kroati

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovë



Në një operacion të organizuar, Njësia Antidrogë e Policisë në Kosovë është arritur të sekuestrohet 10 kilogramë heroinë. Në pranga është vënë një 65-vjeçar me nënshtetësi shqiptare dhe kroate.

Ai po dilte nga Kosova me makinën e tij nëpërmjet Merdares pikëkalimit kufitar me Serbinë. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të dielën, u bë e ditur se në makinën e një personi me inicialet A.L. janë sekuestruar 20 pako me lendën narkotike.

“Te një automjet me targa kroate, e llojit Renault Megane, të drejtuar nga personi tanimë i dyshuar A.L., 1959 – shqiptar, shtetas kosovar dhe kroat, i cili ishte në dalje nga territori i Kosovës, hetuesit kanë hasur në indikacione të dyshuara dhe kanë ndërmarrë kontroll të detajuar, duke u mbështetur nga njësitet e flotës policore dhe kanë arritur që në pjesën me bagazh të kamufluar në gomën rezervë të automjetetit të gjejnë 20 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë. 

Ndërsa në derën e bagazhit, gjatë kontrollit, në pjesë të brendshme, në cilësi të provës materiale, po ashtu janë gjetur të fshehura 2500 euro dhe një telefon celular” – tha për mediat në Kosovë, rreshteri Reshat Murseli. Ai shtoi se përveç drogës, nga makina e të dyshuarit janë gjetur edhe 2500 euro në cash dhe dy telefona celularë, të cilët po ashtu janë sekuestruar për hetime të mëtejshme. 

E gjitha sasia e drogës, e cila peshon rreth 20 kilogramë dhe 60 gramë, ka një vlerë të konsiderueshme në treg; fillimisht vlerësohet të jetë diku në mes të 20-25 mijë eurove, por vlera totale në tregun e gjerë mund të arrijë deri në 200 mijë euro. Policia thotë se vazhdon të jetë vigjilente dhe e vendosur në ndjekjen e të gjithë aktiviteteve të paligjshme të lidhura me narkotikët. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *