• |
ide | kryesore

Video/ City padron i Premier League: 14 ndeshje asnjë humbje

Sport, Video



Gjashtë fitore rradhazi dhe Manchester City duke i paarritshëm pr këdo që e ndjek në Premier League. Fitorja 3-1 kundër Bournemouth e ka bërë Guardiolën të shpresojë një shkëputje më të ndjeshme nga Liverpool, që duhet të bëjë llogaritë me derbin ndaj Everton.

Citizens vazhdon të mos njohë humbje në Premier League. Në “Etihad” nuk ka qenë aspak e vështirë për Manchester City, që të vetmen befasi, pas avantazhit të Bernardo Silva, pati barazimin në fund të pjesës së parë, në goditjen me kokë të Callum Wilson.

Për të ndaluar këtë Manchester duhet shumë më tepër dhe Raheem Sterling shënoi një gol të paralajmëruar, sepse presioni i të besuarve të Guardiolës ishte asfiksues dhe i papërballueshëm për Bournemouth. Fitoren e 12 të Citizens e vulosi mesfushori Ilkay Gundogan, që likuidoi miqtë dhjetë minuta nga fundi.

38 pikë për Manchester City në krye të Premier, ndërsa për tu shënuar fitoret në transfertë të Brighton dhe West Ham.

England – Premier League
Crystal Palace 2 – 0 Burnley
Huddersfield Town 1 – 2 Brighton & Hove Albion
Leicester City 2 – 0 Watford
Manchester City 3 – 1 AFC Bournemouth
Newcastle United 0 – 3 West Ham United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *