• |
ide | kryesore

Ligue 1/ Shtyhet ndeshja Psg-Montpellier për motive politike

Sport



Ndeshja e kampionatit francez mes Psg e Montpellier, e vlefshme për javën e 17 të Ligue 1, që ishte në program të shtunën në 8 dhjetor në orën 16, është shtyrë për një datë edne të pacaktuar. Lajmin e ka bërë të ditur Liga e Futbollit franceze “me kërkesë të prefekturës dhe policisë”. Të shtunën është e parashikuar një tjetër lëvizje e “jelekëve të verdhë” në Parigi për të protestuar kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron.

Të shtunën e kaluar, Parisi është shndërruar sërisht në teatrin e përplasjeve dhe manifestimeve, në kuadër të protestave kundër reformave të presidentit Macron. Në Facebook, disa grupe të “gilets-jaunes” kanë njoftuar një “akt të katërt” të shtunën e ardhshme në Paris, edhe pse qeveria ka lajmëruar një moratorium mbi shtrenjtësinë e karburanteve me të cilën shpreson të zbusë tensionet.




1 Comment

  1. Po ne te vdekurit ç’bejme? Ulim bollkat, turp nuk kemi as dinjitet, jemi trima per te vrare njeri tjetrin, ai, qe ne na shtyp te gjitheve,……..le shqiptaret pa shtepi,…. rron…. vjedh….. shkatrron….. shet….vendin tek greket e serbet, nuk i ndodh asgje! Kur ne trimat budallej i hakerrehemi njeri tjetrit; hë; ça ke qe me shef,….. e plas koburja,……pse u veshtruam venger! Gomere per tu ngarkuar me dru jemi e asgje me shume! Gomari eshte i duruar, mban shume, njesoj si ai jemi dhe ne ! Turp………Opozçka na ka tradhtuar qe kur llulli uzurpoi partine qe e beri nga PD ne pédé! Tung o trungj!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *