Në profilin që emisioni “Top Story” në TCH i kushtoi ish-ministit të brendshëm Fatmir Xhafaj u fol edhe për përplasjet që ai krijoi në Partinë Socialiste për shkak të luftës së klaneve. Kjo luftë arriti deri aty sa mbështetja nga Rama duket se e kishte një kufi. Disa ditë pasi policia prangosi dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka, gjatë operacioneve ndaj 4 grupeve kriminale, krejt papritur kryeministri Edi Rama njofton në rrjetet sociale dorëheqjen e Xhafajt.
Tensioni u rrit më tej pas aksionit ndaj grupit të Avdylajve nga Shijaku. Njësoj si me Tahirin, edhe me kësaj here u shpërndanë në media disa përgjime që implikonin Vangjush Dakon në pazare të votave me njërin prej pjestarëve të bandës së Avdylajve. Këto përgjime qëndronin prej më shumë se 1 viti në zyrën e Prokurorisë, por dolën pikërisht në momentin kur sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama ishin intesifikuar. Dukej si një luftë e brendshme mes klanesh, mes Xhafajt dhe Tahirit.
Pikërisht për këtë arsye vjen largimi i papritur i Xhafajt si Ministër i Brendshëm. Ai i kishte dërguar kryeministrit Rama një letër dorëheqje pa asnjë motivacion. Këtë letër, Rama e ka përcjellë numri 2 i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.
Dy ditë para se Rama të njoftonte publikisht largimin e Xhafajt, zhvillohet një takim ku ishte i pranishëm edhe Ruçi. Top Story mëson nga burime konfidenciale se aty Xhafaj i ka shprehur pakënaqësi Ramës duke pretenduar se nuk ka pasur mbështetjen e duhur të qeverisë.
Në ato momente, Rama ka ngritur tonet duke e shkarkuar në vend dhe duke e nxjerrë nga zyra. Në këtë debat nuk ka mundur të ndërhyjë as Gramoz Ruçi, i cili thuhet se e kishte bërë ai Xhafajn Ministër të Brendshëm.
Analisti Baton Haxhiu, i njohur për afrimitetin me kryeministrin Edi Rama, duket se lë pak dyshime mbi pyetjen nëse Xhafaj u largua apo e larguan. Në studion e “Open” ai zbulon se Xhafaj u shkarkua.
“Për shkak të sondazheve, që kërkonin që 76% e njerëzve në Shqipëri, i kryer dy javë më herët, kanë kërkuar që Xhafaj duhet të ikë. Dhe kjo është arsyeja që një kryeministër, kur njerëzit kërkojnë largimin e një njeriu, ai detyrohet dhe i thotë që opinioni publik nuk do”, – deklaroi Baton Haxhiu.
mut rama,me mut ruqi,kryemut baton hagjiu,kak xhafaj,bagel tahiri üpr kryeqelbesir esht edvini qe ter keto i lepiri.
Lerini perrallat e Tahirit me shoke. E gjithe behet per te shpetuar Vangjush Dakon nga burgu, qe automatikisht çon ne zgjedhje. Arta Marku dhe Ardi Veliu nuk zbatuan arrestimin e Xhuxhit dhe do ikin ne burg. Xhafaj iku me nder. Top Channel nuk sulmon kot nje njeri qe ka ikur….
hahahahahahah……. ishte bere sondazh 2 jave me heret.
cit. “Për shkak të sondazheve, që kërkonin që 76% e njerëzve në Shqipëri, i kryer dy javë më herët, kanë kërkuar që Xhafaj duhet të ikë. Dhe kjo është arsyeja që një kryeministër, kur njerëzit kërkojnë largimin e një njeriu, ai detyrohet dhe i thotë që opinioni publik nuk do”, – deklaroi Baton Haxhiu.
paragraf i shkeputur nga libri : Perrallat e Nastradinit vol.1001
.
Fajin e ka Saliu