• |
ide | kryesore

Ultimatumi i studentëve për Ramën: Ke afat deri të martën, plotëso kërkesat ose…

Lajme, Të fundit



Studentët i japin afat qeverisë deri ditën e martë për plotësimin e kërkesave të tye. Në rast të kundërt kërcënojnë me përshkallëzim të protestës, ndërkohë që thonë se nesër do të mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit.

‘Ajo që pamë ne sot ishte një përpjekje për të mashtruar studentët. Nëse tregojmë që kemi unitet këta nuk na manipulojnë dot. Ne jemi të vendosur që të gjitha kërkesat tona të plotësohen. Nëse nuk plotësohen do të përshkallëzohen. Deri të martën do të vendosim se deri në çfarë pike do ta përshkallëzojmë protestën’, tha një nga studentët në protestë.

Lidhur me apelin e kryeministrit për negociata, studentët janë shprehur sërish qartë se e vetmja negociatë është plotësimi i kërkesave të tyre.

‘Jemi të informuar me deklaratën e kryeministrit. Është një kërkesë dyfytyrëshe e kryeministrit. Para dy muajsh largoi me forcë një studente nga salla, sot kërkon një negociatë, pasi e ndjen që nuk na mposht dot. Ne jemi kundër negociatës dhe grupeve të punës ne kërkojmë plotësimin e të gjitha kushteve’, tha një tjetër student.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *