• |
ide | kryesore

Studentët përzënë banorët e “Astirit” nga protesta

Të fundit



Banorët e “Astirit” kanë tentuar t’i bashkohen protestës së studentëve, por duke kërkuar të drejtat e tyre, pra për kauzën e tyre.

Kjo gjë i ka irrituar studentët, të cilët janë shprehur se do të bëhen gardh e nuk do t’i lejojnë banorët e “Astirit” që t’i bashkohen protestës.

“Jo ne do të bëhemi gardh studentësh. Dhe nuk ndalojmë. Ata mund të na bashkohen vetëm nëse dalin me pankartat tona dhe thirrjet në mbështetje tonë”, u shprehën studentët.

Pavarësisht kësaj, banorët e “Astirit” ia dolën të depërtonin në mes të turmës. Kjo gjë solli një konflikt mes studentëve dhe tyre.

“Nëse banorët e Astirit duan të bashkohen të vijnë si qytetarë dhe të bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave tona. Nëse do të vinin të bashkohen me ne ata të bashkoheshin që në mëngjes protestës tonë”, thonë studentët për mediat.

Një prej banorëve u shpreh se ata kanë ardhur për solidaritet me studentët dhe jo për të mbrojtur kauzën e tyre.

“Protesta jone është pasdite, ne kemi ardhur për solidaritet. Kërkesat tona janë ekonomike, po mbrojmë shtëpitë”, u shpreh ai.



12 Comments

    1. d-ko,ploti esht se ti je krymb qenefi i negjmijes ku ka dhjer stalin dhe jeni ngjizur e lindur ti,rama,balla,ruqi,spartak braho,balla etj.ca student qe ka derguar rama jan si dikur ca shkerdhata ne familje qe spiunonin njeri tjetrin ,madje dhe burri gruan e anasjelltas.

  1. Gjynah, edhe nje here qe ngrihen studentet del “Organizata Politike” jo-politike qe me agresivitetin e Qorrit dhe te parave qe e financojne perjashtojne cdo individ qe… nuk i bindet Arlind Mashes se Veliajt. a nuk i shihni se kush i ka artopolantet.? Ka vite qe hidhet Sorrosi here te Arlindi, Here te Veliaj e tash nuk dashka Ramen? Hengshin kokat e njeri-tjetit. Studente, kujdes, Keshillat Studentore nuk jane “Logu” i spiuneve por ju vete, pa financime nga jashte.

  2. nuk e kuptoj sese nuk duan keto qe rte solidarikohen dhe ato te astit dhe ato jane prinderit e studenteve qe po e vuajne kete qeverine supe ekonomisht une mendoj kjo eshte gfje e mire pari bashkimi ben fuqi per ta kuptuar kjo qeveri se sa deme ju ka sjelle juve dhe prinderve ruaj me nje fjale te gjithe popullin shqiptar duke e degdisur rinine rrugeve te europesapo jane dullcat e erion veliutg kopilit dhe edi drogaxhiut

  3. O ju militanta. Gjeni dicka te tuajen. Mos u perzieni me studentat. Kerkesat e tyre jan ekomomike dhe per kushte me te mira. Keshtu eshte kur nuk ke kauz dhe behesh parazit qe te perfitosh nga tjetret.

  4. Te gjithe prinderit pa dallim partie duhet te krijojne nje proteste te tyren personale paralelisht me ate te studenteve dhe jo te kerkojne ti bashkohen atyre dhe me pas te therrasin poshte qeveria. Mos te kerkojne te shfrytezojne studentet se ato nuk mund te kerkojne rritje rroge etj etj. Ata shembullin ja u dhan ju takon ju tani qe ti leni partite menjani dhe te protestoni. Me pas nese protesta juaj eshte vertete apartiake mund ta bashkoni protesten tuaj me ate te studenteve.

  5. Madu ne respekt edhe te djalit te te madhit Petro Marko po te them qe informoju miku. Militantet jane ata qe po hiqen si “apolitike” per ta cuar protesten te “Organizata (jo)politike e sorres dhe Rozes. Endrrat jane te bukura per te perballuar ca te verteta te hidhura. Me vjen keq qe kjo gje i “zgjat” jeten politike Nikolles, por ne e dime kush eshte Nikolla e Rama, dhe shume shpejt do ta hane, por “nuk e dime dhe nuk i b esojme verberisht asaj qe na paraqitet si e re po qe eshte po aq e vjeter sa diktatura bolshevizmit te Qorrit. Jo me rikthim pas, jo displine e manipulim por mendje te lira.

  6. Eshte e vertete qe ketu paska dore dhe Veledini i bashkise o -STUDENTE -HAPNI SYTE mos bini preh e pushtetareve .Largoni ato fytyra te qelbura qe nuk lene ti bashkohen protestes tuaj edhe ata qe kane nje muaj rresht qe protestojne per banesat e tyre sepse keshtu ne solidaritet te plote mund te fitohet dicka,Dhe nje keshille tjeter lerini te afrohen dhe figura te njohura nga forcat politike te opozites sepse pa nje mbeshtetje politike ju asdo fitoni gje dhe as kini per te fituar .Imagjinoni vetem nje rast sikur te gjithe deputetet e kuvendit te jene te nje mendje qe protesta tuaj eshte e pa ligjshme cfare fitoni ju ne kete mes ?Ate here shteti ju shkel me te dyja kembet ,ai shpall situate te jashte zakonshme ve ne levizje ushtri dhe polici dhe ju fitoni trapin .Prandaj mos u beni naive le t’ju mbeshtetin forcat opzitare se ata qe ju thone jo ,ata qe nuk lene banoret e Astirit te protestojne per krah jush jane provokatore ,jane njerez te partise ne pushtet si dhe buratineve te Bashkise.

  7. 1-Virgjeria politike e protestes se studenteve i sherben vetem qeverise dhe status-quos. Nuk eshte e rastesishme qe thirrjet e para per depolitizimin e protestes erdhen nga llogoret afer qeverise.

    2-Ka vetem nje menyre qe protesta e studenteve ti sherbeje Shqiperise. Ajo duhet te shnderrohet ne nje levizje me interes te pergjithshem publik kunder sistemit te padrejte dhe zhvates qe elita e korruptuar politiko-financiare ka ngritur dhe mban ne kembe prej vitesh ne Shqiperi.

    3- Qe kjo te ndodhe protesta duhet te marr natyre politike. Sistemet ndryshohen vetem politikisht. Nuk ka menyre tjeter.

    4- Nese protesta do fokusohet vetem tek kerkesat ekonomike qe jane bere publike deri me tani atehere ajo nuk eshte asgje tjeter vecse tentative e nje grupi interesi per te marre favore ne kurriz te grupeve te tjera. Eshte njesoj sikur neser te ngrihen fermeret te kerkojne nafte pa leke, rrogtaret te kerkojne rritjen e rrogave apo biznesi te kerkoje heqjen e taksave. Keto jane protesta qe kenaqin interesa te grupeve te caktuara por nuk kane asnje interes publik. Perkundrazi ngarkojne fature publike dhe shtremberojne drejtesine sociale.

    5-Plotesimi i kerkesave ekonomike qe vijne nga grupe te caktuara eshte gjeja qe qeverite mund te bejne me lehte. Qeveria nuk e ka per gje te fuse doren ne xhepin e dikujt per tja dhene dikujt tjeter. Ne fakt kjo eshte ajo qe qeverite bejne gjithe kohen.

    6-Studentet kane ne dore te hyjne ne histori duke kerkuar ndryshim ose te mbeten aty ku jane qofte edhe me ca privilegje shtese, qe do i marrin ne kurriz te te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *