• |
ide | kryesore

Ambasada amerikane në Tiranë: Brenda kësaj jave të formohet KLP dhe KLGJ

Lajme, Të fundit



Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate, ku kërkon ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, brenda kësaj jave. Më poshtë deklarata e plotë.

Një gjyqësor i pavarur, i përgjegjshëm dhe profesional do të jetë në dobinë e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për reformën në sistemin e drejtësisë. Një sistem drejtësie tërësisht funksional është edhe në interesin e pastër të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Ne i bëjmë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ngritja e vazhdueshme e institucioneve së reformës në drejtësi duhet ruajtur dhe konfirmuar këtë javë.

Kjo është mundësia që gjykatësit dhe prokurorët t’i japin kontribut dhe formë sistemit shqiptar të drejtësisë, për të ardhmen dhe shpresat e të gjithë shqiptarëve. Ne presim që ata të tregojnë se kanë zotërim dhe përgjegjësi në krijimin e këtyre institucioneve jetike.

Ruajtja e këtij progresi, sidomos nëpërmjet krijimit të strukturave gjyqësore të pavarura të parashikuara në reformën Kushtetuese, është një hap thelbësor drejt rrugës së çeljes së negociatave me Bashkimin Europian në qershor 2019.



3 Comments

  1. E kuptoni tani pse keto dite po shtohen disa levizje dhe protesta pa kuptim. Dhe ne ditet ne vazhdim do shtohen protestat fallco. HALL I MADH I KA ZEN, PO NUK KAN FAJE BEJN LEVIZJET E FUNDIT PER TU MBROJTUR. TA GEZONI REVULUCIONIN. SE DO TA SHIJONI NGA BURGU.

  2. Bravo shba kete duan shqiptaret drejtesi nen drejtimin tuaj,prandaj korbi sali ka thirrur nen arme bandat e qyteteve shkoder,kavaje lac kukes mamurras,popull kujdes se tritoli I bandave te saliut mund te mari jete njerzish te pafajshem,nga Dora gjakatare e saliut.

  3. Ky eshte lajm! Jo pordhet e Lulashit, histeria e plakushit Salush e lloqet e Shkullakut bashke me Bushati company!
    Boll me sahan lëpirje!
    Në këto ditë duhet mbeshtetur vetem zhvillimet e rendesishme jo klyshet qe dalin bertasin rrugeve kot, qe se dine as vete se cfare po kerkojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *