• |
ide | kryesore

Gafa e komunikimit/ Si i fshehu Rama gjithë lëshimet që bëri për studentët

Arkiva, Kryesore



Gjatë monologut të sotëm, mbi 1 orë e 45 minuta, Edi Rama bëri një autogol flagrant për çdo manual të komunikimit politik. Ai bëri lëshime të konsiderueshme për të qetësuar studentët, por ai nuk pati guximin t’i thotë ato me zë të lartë duke e zeruar kështu plotësisht efektin e tyre. Kjo u duk menjëherë edhe nga reagimi i studentëve në shesh që i hodhën poshtë me përbuzje ofertat e tij.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Plaku demode që nuk di të flasë më për veshët e studentëve

Rama u tregua i hapur për uljen e tarifës së universiteteve, duke thënë se buxheti i shtetit mund ta kompesonte atë. Ai shkoi edhe më tej dhe tha se personalisht mendonte se mund të uledhin edhe tarifat e konvikteve si pasojë e gjendjes së tyre të keqe.

Pasi ka pranuar anullimin e tarifës për provimet e studentëve ngelës, ai propozoi sot edhe shkarkimin e gjithë njerëzve të qeverisë nga bordet e administrimit për universitetet. Ai gjithashtu tha se për nxënësit e shkëlqyer mund të paguhet totalisht tarifa dhe se nxënësit e ekselencës duhen punësuar në administratë.

Por me gjithë këto lëshime të rëndësishme, që as mund të mendoheshin më parë, Rama e humbi shansin që të bëhej sadopak i pranueshëm për studentët. “Ai u tall me ne”, tha menjëherë pas mbarimit të fjalimit njëri prej tyre për News 24.

Rama si dikur Berisha tregon makthin e tij të fshehtë: “Këtu do jem dhe dhjetorin tjetër”

Ramës nuk i del e keqja me Taulant Mukën, e ofendon Live: “Larvë politike”

Në fakt Rama nuk donte të tallej me studentët, por ai i treti si kripa në det propozimet e veta, ose nga marrëzia delirante e shfrytëzimit të kamerave për të sulmuar kundërshtarët dhe kritikët, ose nga makthi se mos po duket sikur dorëzohet. Ai foli 1 orë e 45 minuta për një gje që mund ta përmblidhte 5 minuta.

©lapsi.al

Rama provokon studentët duke i krahasuar me Lulzim Bashën



8 Comments

  1. Ai e kruajti majtas bythen por shvejku nuk e la dhe e kruajti djathtas.Me keto karrlliqe edhe 5 vjet te tjera eshte Rama ne fuqi,dhe gjer tani eshte me i mire nder te keqinjte.

  2. Ai eshte ti qish ato ropt mu ne pidht me gjithe ata qe e ndjekin prapa .

  3. Ti i shumton ferrat o veteran,gjithe jeten ferrave qe kur linde e deri tani qe vazhdon ne ferra dhe trute si ferrat i paske,ilacet nuk te bejne derman,se ferra rritet shpejt dhe te mbllokon trute

  4. @@@@Vetem partizan nuk do te kesh qene ,me siguri ballist tek pulat dhe pastaj ne fund ndoshte je hedhur ne ferra per te shpetuar nga plumbi.Te pakten M.Frasheri iku me gjermanet kurse zoterote je fshehu si miu dhe na jep mend.

  5. rama ju jep mut dhe nikolla lesh
    ruqi ju jep kak dhe erionka griselda jastek
    qe te bejn derrat,lopet e gjelat ooooo pastaj pershesh.
    perpara ne QENEF NEGJMIJE KU ESHT nGJIZUR E LINDUR EDViNI I RIL)NDJES.

  6. Kësaj të Ramës i thonë :
    Pasi një,hajdut megjithë shokët e tij ka hyrë në shtëpinë tënde , të ka vjedhur çfarë i ka zënë dora. e kur mer vesh se policia e ka diktuar e do ta fusë në burg, të vjen përsëri në shtëpi e të lutet e përgjërohet se unë do ti kthej të gjithë gjërat e vjedhura , por aman mos u bëj sebep të futem në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *