• |
ide | kryesore

Rama inkonjito në “Opinion”. Tërbohen studentët: “çohemi ne, nuk ulemi me të”

Arkiva, Të fundit

Një lajm i vërtetë apo thjesht një Fake News është përhapur papritmas mes dhjetëra studentëve që sot ishin të ftuar në emisionin “Opinion”. Aty mund të futej inkonjito kryeministri Rama për të realizuar de facto dialogun e refuzuar nga studentët. Por sapo u hap ky lajm menjëherë studentët janë ngritur njëzëri duke thirrur se nuk e pranojnë në studio dhe se ata do të largoheshin po të shkelte aty këmba e kryeministrit.

Menjëherë në ekran ka dalë kryeredaktorja e Opinion Desada Metaj që e ka mohuar këtë lajm. Më pas edhe vetë Fevziu ka cituar burime pranë kryeministrit që thanë se Rama s’ka dashur shumë të ndërhyjë në studio.

Asnjëherë nuk u morr vesh se sa i vërtetë ishte lajmi. Ndoshta ai ka qenë pjesë e një paranoje të mbështetësve të protestës. Ndoshta vërtet Fevziu ka dashur të arrijë një nga ballafaqimet epike, që ka realizuar në vite.

Apo thjeshtë kjo ka qenë një manovër e hollë e Fevziut për të diskredituar Top Channel, i cili po përpiqet të organizojë një ballafaqim fals mes kryeministrit dhe studentëve të përzgjedhur prej Ramës. ©Lapsi.al

4 Comments

    1. @@@ një Fake News është përhapur papritmas mes dhjetëra studentëve që sot ishin të ftuar në emisionin “Opinion” @@@

      Kete lajm te rreme e perpahi ai ‘studenti’ nga laci i cili tha ‘ sipas burimeve te mia Rama po vjen ketu’ .
      Ai studenti nga laci ishte dhe kandiati per kryetar tei PDs ne Lac.

  1. A ORE FEZI I KE HARRUAR GJYSHERIT I KE HARRUAR INTERNIMET SHE VUAJTJET E TYRE DHE TE DUKET VETJA I MADHE ME PASURI DIJENI EKONOMI ME SHOQERI E GJITHCKA QE TI MENDON POR E KE KOT KETA TE SHKOTERROJNE MBRENDA NATES SIC SHKATERRUAN GJYSHERIT E TU MOS U MERZIT DO TI ARRIS POR THOT NJE TJALE E URT KUR E DON TE MIREN NE RI A NE PLEQERI TI TE MIREN E KALOVE NE RINI PREGATITU PER ME TE KEQEN NGA MIQ-ARMIQ TUJ ……..

  2. Niku mos u mbyt shume me fake news, se Lideri Juaj Suprem s’e ka problem te marre Fevziun, nepermjet Cendrifuges natyrisht.
    Ai dihet qe “ha mut kot gjithandej”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu