• |
ide | kryesore

Debati mes Alketës dhe Robertit, ‘Ndoshta e ke për veten’

Paparazzi, Slider


Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “Dance with me”, Alketa Vejsiu ka komplimentuar pjestarin e jurisë Robert Aliaj ku i ka thënë:

“Diçka e mirë ka dalë nga Robert Aliaj këtë vit dhe publiku e ka pëlqyer”.

Duke dashur të nënuptojë nëpërmjet kësaj, se gjatë këtij sezoni Roberti është pëlqyer nga publiku, por Roberti nuk e ka marrë aspak si compliment dhe është shprehur se nuk i intereson çfarë mendon publiku pasi ai nuk është fallco.

“S’kemi pse të jemi fallco, mos jemi të sinqertë. Nuk më intereson se çfarë mendon publiku, të ishte për të do isha kameleon”.- ka thënë Roberti. Moderatorja është përpjekur që ta bëjë të kuptojë komplimentin dhe i ka thënë që ai duhet të mbështetet tek e mira jo të shikojë publikun si busëll, por këtë herë Roberti e ka kthyer në personale dhe ka thënë: “Alketa ke pasqyrën përpara më duket po flet për veten!”. Pas kësaj, Alketa ka tentuar ti japë fund këtij debate dhe ka thënë: “Ç’mu desh që të bëja një kompliment!”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *