• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi bie në grepin e Taulant Mukës: “Ka bërë plagjiaturë”

Lajme, Të fundit



Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, në vazhdën e denoncimeve për plagjiaturë, ka shënjestruar edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Sipas Mukës, në bashkëpunim me Vladimir Kolën, ka zbuluar se doktoratura e Monika Kryemadhit me temë: “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, është plagjiaturë.

Udhëheqës i punimit të saj të doktoraturës është prof.dr. Dhori Kule. Dy kapituj të doktoraturës sipas Mukës, Kryemadhi i ka kapjuar nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives”, duke mos e cituar.

Në fund të punimit, ku shkruhet e gjithë literatura, Kryemadhi nuk e ka përmendur aspak këtë libër, prej të cilit ka marrë një pjesë të mirë të informacionit.

Më poshtë denoncimi i plotë i Mukës:

Mirembrema, Monika Kryemadhi doktorature me plagjiature!

Taulant Muka (ideja dhe sygjerimi) dhe Vladimir Kola (kerkimi dhe zbulimi konkret) .

Pas disa ore kerkimi ne internet, kemi zbuluar edhe plagjiaturen e Tezes se Doktoratures se Monika Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, prane faktultetit te Ekonomise, Universiteti i Tiranes, me udheheqes shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur ne vitin 2015.

Teza ne fjale, gjendet ne internet ne kete adrese:
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Monika-K…
Plagjiatura e tezes se zonjes Monika Kyremadhi eshte bere duke kopuar pothuajse teresisht dy kapituj nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtepia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005.
Kete liber mund ta kosultoni pjeserisht edhe ne google
https://books.google.al/books…

Konkretisht, ajo ka kopjuar kapitullin e dyte te librit “European Ëelfare States: Comparative Perspectives”, faqet 19-33.
Ky kapitull, perkon me kapitullin e pare te Tezes se Doktorates se Monika Kryemadhit, faqet 17-30.
Kapullin e tjeter qe ka kopjuar zonja Monika Kryemadhi eshte kapitulli i katert i librit “European Ëelfare States: Comparative Perspectives”, faqet 59-73.

Ky kapitull perkon me kapitullin e trete te Tezes se Doktorates se Monika Kryemadhit, faqet 69-82.
Gjithashtu, duhet te kemi parasysh se zonja Monika Kryemadhi, ne fund te Tezes se saj te Doktorates, te “literatura e huaj” nuk e ka cituar fare librin “European Welfare States: Comparative Perspectives” Mel Cousins, 205.
Pra, sikur zonja Monika Kryemadhi te mos e kishte lexuar fare si liber.

Ne figurat po vendosim disa krahasime te teksteve:

 



13 Comments

  1. mortjet qe na udheheqin ne..kokat e medha qe skane lexuar njeher ne jeten e tyre..duan dhe keta doktoratura se po nuk paten nuk nisin dot pune ne ministri…e kuptoni sa te trashe jane ,pavarsishte se hiqen si te zgjuar..vemjet qe pjell politika jone

  2. Po Petrit servilit, bythlepiresit,hajdutit te ministrise se shendetesise qe nuk la gje pa vjedhur kur do ja nxjerresh o Talant. Je njish

  3. Ore e kuptoni se po te kalojne ne site , gati 90% e doktoraturave jane te kopjuara .. E kuptoni se do kete ‘ TERMET INETLEKTUALO-SHOQEROR’ ne shqiperi.
    Do kemi nje turperim kombetar . Nje klase inteligjence fallco.

  4. Uaaaaaaa ,ky lajm na habiti fare.Talleni ju.?Cudi se Mona nxenese e shkelquer, studente e shkelqyer dhe cudi qe e ka vjedhur komplet doktoraturen nga rrjeshti i pare te i fundit.Na cuditi paksa MIMI por nuk cuditemi per Monen.

  5. po bojaxhiu, lyresi iqeverise qe se ka as te kopjuar , andaj s;ka titull doktoreature, pot titullin ”mjeshter i hajnise, e narkomanise’ per kete ai ka me shume prova te specialitetit profesional si i pari i qelbesirave.

  6. Cirrua masken ketyre palo njerzve qe na jane bere me grada shkencore vetem duke bere punen e -kopjacit-dhe as gje me teper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *