• |
ide | kryesore

Ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, këta janë njerëzit që kanë në dorë lëvizjet brenda organit të akuzës

Lajme, Të fundit



Shkallët e para të Prokurorive në rrethe kanë votuar dhe kanë zgjedhur 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dy kandidatë nga Prokuroria e Apeleve, fitojnë automatikisht. Ndërkohë që nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ka triumfuar Kostaq Beluri, përballë Anila Lekës.

Fituesit nga votimi i Prokurorive të Shkallës së Parë kanë dalë: Gentian Osmani, Prokuror tek Krimet e Rënda; Besnik Cani, i emëruar prokuror në Elbasan dhe i komanduar që prej dhjetorit 2017 si këshilltar i Arta Markut si edhe Antoneta Sevdari, prokurore e Prokurorisë së Tiranës.

Ndërkohë që humbësit nga Prokuroritë e shkallëve të para janë Vate Staka, Besnik Muci dhe Dritan Prenci.

Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fituesit Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë dhe Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, sepse nuk kanë konkurrencë dhe ligji e thotë që nga Apelet duhet të fitojnë, një nga rrethet dhe një nga Tirana.

Në përfundim janë numëruar votat nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ku Kostaq Beluri ka dalë fitues ndaj Anila Lekës.

Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë, 5 janë zgjedhur me herët nga shoqëria civile, ndërsa sot u përzgjodhën edhe 6 anëtarët që vijnë nga organi i akuzës.



5 Comments

  1. Tani që u krijua KLP, kur do zgjidhet Kryeprokurori i Përgjithshëm?
    Milionat po kalojnë direkt në kontot ofshore të Ramës, para syve të gjith miletit,
    ndërsa Marku ene Prela, dy turi pelat, janë larguan në drejtim të paditur.

  2. Ky eshte makthi I madh per familjen berisha por ne vecanti per KORBIN e ZI sali,ky eshte fillimi I fundit bosit te mafjas tropojane

  3. O idiot, ipaemer, mumje rilindase shihi mire se kush eshte me hajduti, e banditi e pastaj flit si ne sarajin e psikopatit, qe ne kater vjet minister, e 11 vjet K}bashkie, qe dihen e jane te faktuara vjedhjet e ketij banditi, shtoi ketyre edhe keto 5 vjet qe tya e kaqoleve lolo servile su duken gje vjedhjet e kanabisi qe mbyti europen, e pastaj eja e na bej ate presion me kelyshet e kuq qe ti, e disa si ti kujtoni se do realizoni jetegjatesine e pushtetit te sketerres suaj. Ashtu jeni lindur, ashtu jeni nga shpirti, ashtu edhe ngaurrejtja tuaj krahinore, por mos harro more se je, ke qene morr i kuq, e si morr do shtypesh, sepse vetem ashtu na vjen shpetimi nga monstra si puna yte.

  4. Fola per vrasesin,hajdutit,njeriun e kaosit,mafiozin ne nivele te larta,njeriu qe mbolli urrejtjen,njeriu qe vrau per pushtet,njeriu qe drogen e lejoje me vendim politik,njeriu qe vodhi miliona euro ne nje rruge 60km dhe sot nuk ka mbaruar,njeriu qe lejoje Bin laden te fshihej ne shqiperi,ka dhe te tjera mor skifter qe mundohesh te mbulosh Mutin sali ma shurren e lulit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *