• |
ide | kryesore

Video/ Inter eleminohet vetë, Liverpool flak jashtë Napolin: ja kualifikimet në katër grupet e para

F1, Sport, Video



Verdikte të rëndësishme në mbrëmjen e të martës në Champions League, me eleminime shock, por edhe humbje të papritura të vendeve të para. Nuk kishte “biskotë” në Kamp Noë: Barcelona reziston 1-1 përballë Tottenham, por Inter eleminohet vetë, duke mos mundur dot PSV Eindhoven në Meazza. Nuk është mbrëmja e italianëve, sepse edhe Napoli del jashtë në Grupin C, i mundur në Anfield.

Surprizat nisën që në Grupin A me kryesuesit e Atletiko Madrid që nuk arritën të mundnin Brugge, duke humbur vendin e parë. Barazimi 0-0 nuk i ka bërë punë skuadrës së Simeones, që është parakaluar nga Borussia Dortmund, falë diferencës së golave në ndeshjet direkte. Gjermanët janë imponuar 0-2 në Principatë, duke patur tashmë edhe një short në favor, si kokë grupi.

Inter ishte aq shumë i shqetësuar nëse Barcelona do të toleronte apo jo në Kamp Nou me Tottenham, sa harroi të fitonte ndeshjen e tij në Meazza përballë PSV Eindhoven. Icardi nuk i mjaftoi Inter për të mundur hollandezët që luanin pa objektiv. Dy barazime 1-1 që lanë anglezët në vendin e dytë, ndonëse me pikë të barabarta me zikaltrit 8, por me diferencë më të mirë golash në ndeshjet direkte. Barcelona ishte e kualifikuar, e megjithatë Dembele ia bëri të vështirë skuadrës së Pochettinos që barazoi në fund me Moura.

Në Grupin C Paris Saint Germain nuk i la asgjë në dorë fatit dhe në Beograd i shkaktoi humbjen e parë Crvena Zvezdas në këtë edicion të Champions. Pas shuplakës në Paris një poker i francezëve, që prisnin të mësonin vetëm nga kush do të shoqëroheshin në 16 më të mirët. Liverpool në Anfield dënoi Napolin me një gol të Salah. Por aq mjaftoi për ta nxjerrë skuadrën e Ancelottit jashtë, ndërsa të kuqtë duhet të kënaqen me vendin e dytë, pas PSG.

Porto dhe Schalke e mbyllen Grupin D me nga një fitore, megjithëse aty situatat ishin vendosur me portugezët në vendin e parë dhe gjermanët të kualifikuar si e dytë.

REZULTATET E NDESHJEVE
Champions League – Group A
Club Brugge 0 – 0 Atletico Madrid
Monaco 0 – 2 Borussia Dortmund
Champions League – Group B
Barcelona 1 – 1 Tottenham Hotspur
Inter 1 – 1 PSV Eindhoven
Champions League – Group C
FK Crvena Zvezda 1 – 4 Paris Saint-Germain
Liverpool 1 – 0 Napoli
Champions League – Group D December 11
Galatasaray 2 – 3 FC Porto
Schalke 04 1 – 0 Lokomotiv Moscow



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *